Perse shtatzania shoqerohet nga te vjellat gjate muajve te pare?

Cfare pasojash mund te kene te vjellat e vazhdueshme per femijen? A ka ndonje medikament qe te ndaloje te vjellat? Ja cfare duhet te dini rreth tyre:

1- Tek cilat gra shtatzena shfaqen te vjellat?

Te vjellat e shtatzanise gjate muajve te pare shfaqen tek shume gra. Sipas statistikave vetem 1 ne 4 gra nuk vuan prej tyre. Ne disa raste ato mund te behen shume te shpeshta dhe per kete nevojitet qe nena e ardhshme ti drejtohet spitalit, per te marre ndihmen e duhur nga mjeku.

2- Kur shfaqen te vjellat dhe sa zgjasin?

Zakonisht te vjellat qe shoqerojne muajt e pare te shtatzanise shfaqen para javes se 9-te se shtatzanise. Nese ato shfaqen pas kesaj jave, atehere me siguri keni te beni me ndonje shqetesim gastro-intestinal ose metabolik. Ne pergjithesi keto shqetesime zhduken rreth javes 16-20 te shtatzanise.

3-Çfarë i shkakton të vjellat gjatë muajve të parë të shtatzanisë?

Nuk dihet ende me siguri se cfare i shkakton te vjellat, por disa sipas disa hipotezave ato shkaktohen nga:

– Predispozita psikologjike

Mendohet se te vjellat shkaktohen nga stresi qe mund te jete duke perjetuar gruaja. Ne kete menyre organizmi i pergjigjet stresit duke provokuar te vjellat tek gruaja shtatzane.

– Pershtatja ndaj evoluimit

Te vjellat mund te jene nje strategji e zhvilluar e organizmit se gruas per ta mbajtur ate sa me larg ushqimeve se rrezikshme per te dhe femijen. Kjo mund te shpjegohet me neverine qe mund te kete nje grua shtatezane ndaj aromes apo shijes se nje ushqimi te caktuar gjate muajve te pare se shtatezanise.

– Hormonet

Sipas kesaj hipoteze, shkaktare se te vjellave gjate shtatzanise mund te jete rritja e nivelit te hormoneve, kryesisht te hormonit gonadotropina corionica dhe estrogjenit.

4- Cila grua eshte me e “rrezikuar” per te pasur te vjella?

Me te “rrezikuara” ndaj te vjellave jane grate qe kane shtatzani me binjake ose shtatzani molare, kjo pasi ne keto raste masa e placentes eshte me e madhe dhe prodhon sasi me te medha se hormonit gonadotropina corionoica.

Gjithashtu nje faktor tjeter qe duhet marr ne konsiderate per te vleresuar kete pike, eshte historiku i familjes se gruas shtatzane. Domethene, nese nena apo motra e saj kane pasur shtatzani te shoqeruar nga te vjellat, te njejten gje do te kete edhe nena e ardhshme ne fjale.

Gjithashtu, mendohet se nenat te cilat para shtatzanise kane vuajtur nga turbullimet gjate udhetimeve me makine, apo gjate shtatzanise kane ne uterus nje bebe vajze, jane me te rrezikuara per te pasur te vjella.

5- Mos keni frike per fetusin

Nese nje grua shtatzane vuan nga te vjellat e mengjesit, atehere frika e saj eshte:

“A e demton kjo fetusin”?

Sigurisht qe jo! Kjo nuk ndikon as ne paraqitjen e ndonje aborti spontan, as ne ushqimin e femijes. Edhe pse nena mund te kete shtatzani me te vjella kjo nuk do te thote se femija do te linde nen peshe.

6- Si te parandalojme te perzierat?

Sipas disa studimeve eshte arritur ne konkluzionin se grate qe ne momentin e ngjizjes kane qene duke marre ndonje multivitamine, jane me pak te predispozuara per te pasur te vjella gjate shtatzanise.

7- Kur duhet te nderhyjme?

Nuk ka nje rregull baze qe te tregoje se kur eshte momenti i duhur qe nena e ardhshme te kerkoje ndihme nga mjeku. Ajo mund ta beje kete ne cdo moment qe nuk e ndjen veten mire. Nese te vjellat vazhdojne per nje kohe te gjate pa marr ndihme mjekesore, gruaja shtatzane rrezikon dehidratimin, humbje te madhe se peshes si dhe ndryshimin e ekuilibrit metabolik.

Nese pas mjekimeve te marra gjendja e saj nuk ndryshon, duhet te behet shtrimi ne spital.

8- Trajtimi me mjekime jo farmaceutike

Para se te merrni nje mjekim tek mjeku, ju mund te provoni disa menyra per te reduktuar keto simptoma te bezdisshme:

– Pushoni dhe evitoni stimuluesit ndijore

Evitoni kontaktin me disa aroma, te nxehtin e tepert, zhurmat e forta, dritat me nderprerje, te cilat sipas eksperiences suaj personale mund te behen shkaktare te vjellave.

– Mos qendroni shume gjate pa ngrene dicka

Hani shpesh dhe pak. Gjithashtu, evitoni ushqimet qe permbajne ereza dhe yndyrna, si dhe ne mengjes para se te ngriheni nga shtrati hani dicka qe permban proteina ose nje kraker.

– Xhinxheri

Sipas eksperteve xhinxheri mund t’jua lehtesoje simptomat.

Disa hipoteza jane hedhur rreth ndihmes qe mund te jap akupunktura ne lehetesimin e te vjellave, por deri tani nuk kemi asnje rezultat pozitiv konkret, kjo vlen edhe per psikoterapine. Nje lehtesim ne kete drejtim, mendohet se e jep hipnoza.

9- Medikamentet specifike

Sipas disa esperteve amerikane, per te reduktuar sipmtomat e te vjellave, gruaja shtatzane duhet te konsumoje nje kombinim te perbere nga vitamina B dhe Doxilamina (antihistaminik).

Keto medikamente nuk jane te demshme per fetusin, pra nuk shkaktojne ndonje keqformim te tij. Por, ato duhet te merren gjithmone nen pershkrimin e mjekut specialit gjinekolog, i cili eshte duke ndjekur shtatzanine tuaj.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.