Çiftet që tentojnë për një kohë të gjatë për shtatzani, por nuk ia arrijnë qëllimit shpesh përballen edhe me probleme me njëri-tjetrin.

Dëshpërimi që nuk po realizojnë dëshirën për t’u bërë prindër, ndonjëherë kthehet në një problem më shumë për ta, duke shkaktuar ndjenja faji apo stresi.
Marrja e vendimit

Ndonjëherë dëshira ekziston vetëm tek një nga partnerët dhe kjo shkakton grindje e stres.

Koha e secilit

Edhe kur të dy dëshirojnë të kenë fëmijë, mund të ndodhë që koha e përshtatshme për njërin nuk është e përshtatshme për tjetrin. Një nga prindërit mund të jetë në kulmin e një projekti pune, i duhet të udhëtojë etj.

Mungesa e intimitetit në marrëdhënie

Kur çifti kryen marrëdhënie seksuale vetëm me qëllimin e shtatzanisë, kjo nuk është diçka komode për partnerët. Mjekët shpjegojnë se është e domsdoshme të ketë afeksion mes partnerëve.

Vendimi për të nisur një trajtim

Shpesh çiftet ndahen në këtë pikë. Një prej tyre dëshiron të marrë ndihmë mjekësore për të ngelur shtatzanë dhe tjetri e ka të vështirë ta pranojë.

Fajësimi i partnerit

Kjo shakton stres dhe përkeqëson shumë marrëdhënien. Partnerët duhet të mirëkuptojnë njëri-tjetrin në të tilla situata.

Numri i fëmijëve që planifikoni të keni

Mund të bëhet shkak për probleme mes çiftit. Jo të dy prindërit mendojnë njësoj dhe kjo mund të shkaktojë grindje serioze. Psikologët këshillojnë të prisni sepse vazhdimësia e jetës do të tregojë sa fëmijë mund të keni për të qenë familje e lumtur.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.