Të gjithë duam t`i mbrojmë fëmijët tanë, nga aksidentet, infeksionet dhe sëmundjet e ndryshme. Për të ndihmuar fëmijën të mos sëmuret duhet të inkurajojmë te ata zakone të shëndetshme dhe të marrim masa për të nxitur sistemin imunitar që në moshë të hershme.

5 këshilla që prindërit mund t`i ndjekin i gjeni më poshtë:

1. Për të porsalindurit konsideroni gjithmonë ushqyerjen me gji.

Edhe pse ky është një vendim krejtësisht personal (sepse në disa raste kjo është e pamundur), nëse keni mundësi të ushqeni fëmijën eksluzivisht me gji për të paktën 6 muaj, mund të reduktoni riskun e infeksioneve të ndryshme te fëmija juaj. Studimet kanë treguar se ushqyerja me gji redukton gjithashtu edhe riskun për alergji.

2. Mësoni fëmijën të laj duart rregullisht

Prekja transmeton rreth 80% të infeksioneve. Mësojeni fëmijën që të laj duartë pas tështimave apo shkuarjes në tualet. Larja e duarve me ujë të ngrohtë dhe sapun për të paktën 20 sekonda eliminon bakteret dhe viruset dhe redukton gjasat për infeksione të mushkërisë deri në 45%.

3. Vaksinoni fëmijën

Kur është çështja për vaksinim duhet të ndiqni në mënyrë rigoroze këshillat e pediatrit. Vaksinimi për fëmijën fillon që në lindje dhe vazhdon deri në moshë adulte për të parandaluar fruthin, parotitin, variçelën, rotavirusin dhe infeksione të të tjera.

Po ashtu, e rëndësishme është që fëmijët të vaksinohen për cdo vit edhe nga gripi. Kjo vlen veçanërisht për fëmijët me astmë ose sëmundje të tjera kronike.

Nëse planifikoni të udhëtoni ndërkombëtarisht me fëmijën tuaj, është e rëndësishme të diskutoni me mjekun nëse është e nevojshme të kryeni vaksina të tjera shtesë.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.