Shishe qelqi apo plastike?

Shishet plastike janë më të lehta se ato të qelqit, por mund t’i përdorni për një kohë më të shkurtër.

Gjithashtu duhet të jenë të mirëkontrolluara, sepse shishet plastike mund të përmbajnë lëndë kimike të dëmshme.

Çfarë duhet të dini rreth thithave?

Ato janë të ndryshme në biberonë të ndryshëm dhe sasia e qumështit që merr fëmija varet nga mdhësia e tyre. Mund t’i ndryshoni në varësi të asaj që pëlqen fëmija juaj.

Tregohuni të vëmendshme nëse kanë të çara apo plasaritje duhet t’i zëvendësoni me të reja.

Lajeni shishen dhe thithat

Biberoni duhet larë çdo herë që e përdorni. Mirë është të lahen me dorë dhe jo në temperatura jo shumë të larta, sidomos për shishet plastike. Këto të fundit lëshojnë kimikate nëse bien në kontakt me ujin e nxehtë.

Vetëm qumësht në biberon

Fëmija duhet të pijë vetëm qumështin me biberon. Nuk është mirë që edhe lëngjet ose ujin ta pijë nga biberoni.

Temperatura e ngrohtë apo e ambientit?

Mirë është që qumështi i fëmijës të ketë temperaturën e ambientit, por nëse foshnja juaj e preferon të ngrohtë, mos e fusni në mikrovalë. Mund ta ngrohni duke e lënë në një enë me ujë të ngrohtë për 1-2 minuta.

A është ngopur fëmija?

Kur fëmija është ngopur, ai nuk do të thithë më biberonin dhe nëse është pak i rritur do ta shtyjë atë. Nëse dëshironi t’i jepni edhe pak mund ta provoni vetëm njëherë, por nëse fëmija refuzon, mos e detyroni ta mbarojë gjithë qumështin në shishe.

Sa kohë mund të ruani qumështin?

Nëse ka mbetur qumësht formule në biberon, derdheni atë menjëherë. Pakon e hapur të formulës së lëngshme mund ta mbani për 48 orë në frigorifer, por nëse është e përzier me formulë në trajtë pudre nuk mund të rezistojë më shumë se 24 orë.

Nëse ka qëndruar jashtë për më shumë se dy orë, nuk mund ta përdorni më. Ndërsa qumështin e gjirit mund ta ruani në frigorifer për 7 ditë.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.