Shkenca nuk mund të flasë me shifra konkrete, megjithatë disa burime mjekësore na përcjellin informacionin se lindjet me operacion nuk duhet të jenë më tepër se 3.

Cilat janë arsyet që e kufizojnë në 3 këtë numër?

Përsëritja e prerjeve të barkut shoqërohet nga disa komplikacione që nuk janë të parëndësishme, të cilat janë:

Ngjitjet post-çezariane;
Dobësimi i muskujve të mitrës;
Rritja e rrezikut të këputjes së uterusit (mitrës);
Shfaqja e anomalive në plaçentë;
Rritja e rrezikut të hemorragjive.
Plaçenta previa

Plaçenta është një organ tepër i rëndësishëm për shtatzaninë, dhe pas çdo operacioni do të rritet rreziku që ajo të vendoset në qafën e mitrës. Ajo mund të jetë e plotë apo e pjesshme.

Rreziku i çarjes së plaçentës

Pas lindjes së parë me operacion rreziku do të rritet me 0.2-0.8%, pas lindjes së dytë me operacion me 1.5%, dhe pas lindjes së tretë rreziqet do të jenë më të mëdha, por edhe më të ndryshme, ku vlen të përmendim shfaqjen e rrezikut për shtatzani jashtë mitre, infertilitet si edhe shkëputje të plaçentës.

Në cilën javë të shtatzanisë duhet të planifikohet operacioni?

Nëse shtatzania është normale, pra nuk paraqitet ndonjë patologji, kjo mund të ndodhë në javën e 39-të të shtatzanisë.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.