Gratë e vaksinuara kundër COVID-19, transferojnë antitrupat SARS-CoV-2 tek foshnjat e tyre që ushqejnë me gji, duke u dhënë potencialisht imunitet pasiv kundër virusit, sipas hulumtimit të Universitetit të Massachusetts Amherst.

Studimi i botuar në revistën Obstetrics & Gynecology, mati përgjigjen imune ndaj vaksinës ARNm kundër COVID-19 si në qumështin e gjirit ashtu edhe në jashtëqitjet e foshnjave që ushqehen me gji.
“Ky hulumtim është i pari që zbulon antitrupat SARS-CoV-2 në mostrat e jashtëqitjes nga foshnjat e nënave të vaksinuara,” thotë autori kryesor Dr. Vignesh Narayanaswamy.

“Kjo është me të vërtetë e rëndësishme sepse gratë duan të dinë nëse foshnjat e tyre i kanë këto antitrupa dhe studimi ynë tregon se antitrupat po transferohen nëpërmjet qumështit të gjirit. Sigurimi i kësaj dëshmie bindëse është motivim për gratë që të vazhdojnë të ushqejnë me gji pasi të marrin vaksinën.”

Narayanaswamy vë në dukje një tjetër mundësi të rëndësishme: antitrupat u zbuluan tek foshnjat pavarësisht nga mosha – nga 1.5 muajsh deri në 23 muajsh.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.