Nëse bebet do të mund të flisnin që pas lindjes, do të ishte më e lehtë për nënat e reja të kuptonin nevojat e tyre. Por meqenëse kjo gjë është e pamundur prindërit duhet të mësojnë të “lexojnë” sjelljen e tyre për të kuptuar se çfarë e shqetëson vogëlushin e tyre.

Si mund të kuptojë nëse bebi im është i shendetshëm?

Për të hequr shqetesimet tuaja, më poshtë do të gjëni një listë me shenjat që tregojnë se bebi juaj është i shëndetshëm.

Bebi juaj është social

Nëse bebi ndërvepron nëpermjet kontaktit sy më sy me të tjerët, si edhe u buzëqesh personave që komunikojnë me të, këto janë disa shenja që tregojnë se ai është i qetë dhe i lumtur. Kontakti i parë sy më sy mund të ndodhë kur bebi është 1 muajsh. Ndërsa buzëqeshja do të fillojë pas muajt të dytë. Ndërsa rreth muajit të 4-të bebi duhet të fillojë të qeshë.

Bebi mund të mbajë vetë peshën e kokës

Bebi juaj do të mund të mbajë peshën e kokës pa ndihmën tuaj rreth muajit të 5. Megjithatë mund të ketë momente të shkurtra gjatë muajit të 3-të kur ai do të mund ta mbajë vetë peshën e kokës së tij. Kjo është një shenjë që tregon se zhvillimi i tij po ecën me hapa të shpejtë.

Bebi fle me periudha të rregullta dhe qan më pak.

Çfarë mund të kërkonte më shumë një nënë? Kjo gjë tregon se sistemi nervor i bebit po zhvillohet normalisht. Rreth muajit të 4 bebet fillojnë të flenë me periudha të rregullta kohore që zgjasin rreth 4 orë, me ndonjë ndërprerje të vogël për tu ushqyer.

Bebi u kushton vëmendje lëvizjeve, ngjyrave dhe prindërve.

Nëse bebi juaj i kushton vëmendje lodrave që lëvizin, ventilatorit që rrotullohet dhe objekteve me ngjyra të ndezura atëherë shikimi i tij po përmirësohet. Në muajin e dytë bebet duhet të jenë në gjendje të shikojnë ngjyrat e ndezura, objektet që rrotullohen dhe të ndjekin me sy lëvizjet e prindërve.

Bebi shton peshë dhe ka nevojë për ndërrim të shpeshtë pelenash.

Kontrollet rutinë tek pediatri janë të nevojshme për të mbajtur nën kontroll peshën e bebit. Pesha i ndihmon nënat që i ushqejnë vogëlushët e tyre me gji të kuptojnë nëse bebi po pi mjaftueshëm qumësht. Një tjetër shenjë që tregon se bebi juaj po shton peshë me shpejtësi janë dhe pelenat e lagura. Një bebe që ushqehet siç duhet do t’i lagë pelenat 8 deri në 10 herë në ditë.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.