Ndonjëherë nëna mund të ketë vërtet nevojë që ta ushqejë fëmijën e saj me një biberon, edhe pse në biberon mund të ndodhet qumështi i shtrydhur nga gjiri.

Nëse fëmija refuzon atëherë mund të veproni si më poshtë.

1. E bëni biberonin të ketë shijen e nënës. Forma e thithit të biberonit si edhe temperatura e qumështit duhet të jetë e njëjtë ose shumë e përafërt me gjirin e nënës.

2. Nëna nuk duhet ta ushqejë fëmijën me biberon. Në momentin e ushqyerjes fëmijës mund t’ja mbajë dikush tjetër biberonin ndërsa ju të shkoni në dhomën tjetër. Gjithashtu ju duhet ta ushqeni në mënyrë ndryshe nga gjidhënia, për shembull nëse ushqeni me gji në errësirë, me biberon provoni të ushqeni në dritë.

3. E ëmbëlsoni biberonin. E lyeni thithin e biberonit me qumështin e gjirit në mënyrë që fëmija të tërhiqet më shumë prej tij dhe ta pijë.

4. Tregoni durim. Mund të duhet pak kohë para se fëmija të fillojë ta pranojë, ndërkohë mund të provoni lloje të ndryshëm biberonash.

5. Provoni edhe me filxhan apo gotë. Nëse fëmija është mjaftueshëm i rritur mund të provoni edhe t’i jepni të pijë me gotë apo filxhan fëmijësh.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.