Zakonisht fjalët që e shoqërojnë daljen e dhëmbëve janë me siguri kjo temperaturë ka lidhje me daljen e dhëmbëve.

Por, a ka diçka të vërtetë në të? Cilat janë simptomat e vërteta të cilat tregojnë fillimin e daljes së dhëmbëve të qumështit?

Konkluzionet e nxjerra nga mjekët pediatër flasin për simptomat që tregojnë fillimin e përgatitjes së daljes të dhëmbëve, për të paktën 70% të fëmijëve, te cilat janë 3:

– Skuqja e gingivave ( mishrave ).

– Irritimi i fëmijës.

– Rritja e sasisë së pështymës.

Më shumë siklet për fëmijët shfaq dalja e dhëmbëve, kryesisht ajo e dhëmbëve inçizivë, periudhë gjatë së cilës simptomat zbuten disi.

Po temperatura?

Vihet re kryesisht një rritje shumë e vogël e temperaturës, e cila mund të shkojë deri në 37.5 gradë, por jo më shumë ( mund të ndodhë e kundërta vetëm nëse ka një arsye tjetër ).

Për të qenë sa më të saktë, duhet theksuar se sipas një studimi amerikan shpërthimi i shumë dhëmbëve njëkohësisht do të shoqërohet me ethe, çrregullime të frymëmarrjes si edhe mungesë oreksi.

E gjithë kjo gjendje shkaktohet nga stresi që fëmija përjeton në atë moment si edhe si pasojë e rënies së imunitetit ndaj infeksioneve.

Pra, nëse fëmija gjatë daljes së dhëmbëve shfaq temperaturë ju duhet të kontaktoni me mjekun për të parë nëse fëmija ka diçka tjetër që e shqetëson.

Cila është rradha e daljes së dhëmbëve?

– Nga muaji i 3-6-të dalin dhëmbët inçizivë ( prerës ) qendrore të poshtëm.

– Nga muaji i 5-7-të dalin dhëmbët inçizivë qendrore të sipërm.

– Nga muaji i 6-12-të dalin dhëmbët inçizivë anësorë të poshtëm dhe të sipërm.

– Nga muaji i 12-18-të dalin dhëmbët e parë molarë ( dhëmballët ).

– Nga muaji i 18-24 dalin dhëmbët kaninë ( të qenit ).

– Nga muaji i 24-30 dalin dhëmbët e dytë molarë.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.