Vitamina C, e njohur gjithashtu si acidi askorbik, është një lëndë ushqyese e tretshme në ujë që luan një rol të rëndësishëm në një sërë funksionesh fizike të foshnjës tuaj.

Vitamina C është unike për shumë lëndë të tjera ushqyese, sepse ajo gjithashtu funksionon si një antioksidant. Antioksidantët ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira shkruan Healthline.

Vitamina C konsiderohet një nga lëndët ushqyese thelbësore, që do të thotë se trupi i fëmijës suaj nuk mund ta prodhojë atë vetë. Prandaj, duhet të merret nga ushqimet që ata konsumojnë çdo ditë.

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon fillimin e ushqimeve të ngurta tek bebi juaj në muajin e gjashtë.

Kjo është koha e përkryer për të filluar ofrimin e ushqimeve që janë të pasura me vitaminë C.

Në moshën 6 muajshe, shumica e foshnjeve mund të plotësojnë kërkesat e tyre ditore për vitaminë C nga një kombinim i ushqimit, formulës apo qumështit të gjirit.

Ndër ushqimet në të cilat mund të gjeni sasi të vitaminës C janë: luleshtrydhet, kivi, mandarinat dhe brokoli i përgaditur.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.