Kur ju keni kollë ose ftohje, mund të merrni ilaçe për të lehtësuar simptomat. Por ju nuk mund ta bëni këtë për foshnjat apo fëmijët e vegjël. Ilaçet që janë të sigurta për të rriturit, mund të kenë pasoja serioze për jetën te fëmijët nën moshën 2 vjeçare.
Nëse foshnja juaj ka kollë, provoni këto metoda. Janë të gjitha pa ilaçe dhe të sigurta për pacientët më të vegjël:
Provoni kripërat me pika në hundë
Kur hunda e fëmijës suaj është e bllokuar, fëmija mund të ketë probleme me frymëmarrjen, gjumin dhe ushqimin. Disa pika të këtij produkti që e gjeni në farmaci mund të hollojnë mukozën në hundë. Përdorini ato dy ose tri herë në ditë; më shpesh mund të lëndojnë hundën.
Shtoni lëngjet
Kur fëmija juaj nuk ndihet mirë, jepni të pijë më shumë se zakonisht. Lëngjet shtesë mund të hollojnë mukozën kështu që hunda nuk do të jetë aq e bllokuar.
Shumica e pijeve, si uji, lëngu dhe qumështi, janë të mira. Lëngje të ngrohta si supë pule, musht molle, ose çokollatë të nxehtë mund të zbusin dhimbjen e fytit. Sigurohuni që të jenë të ngrohta, jo të nxehta, për të shmangur djegien.
Bebet nën 6 muaj duhet të pijnë vetëm qumështin e gjirit ose formulën, jo ujë ose lëng. Por mund të ofroni më shumë qumësht se zakonisht për kollitjet ose ftohjet.
Jepini pak mjaltë
Ndihmon fytin e lënduar dhe lehtëson kollitet. Mund të japë më shumë efekt se ilaçet. Nëse fëmija i ka mbushur 1 vjeç, jepini gjysmë luge para gjumit, por kurrë para kësaj moshe.
Ngrini kokën e foshnjës
A keni fjetur ndonjëherë me jastëkë shtesë kur keni pasur hundë të bllokuara, për të marrë frymë më lehtë? Ky truk funskionon edhe për foshnjat. Thjesht vendosni një jastëk ose peshqir të palosur për të krijuar njëkënd nën kokën e fëmijës. Kjo do t’i ndihmojë të marrin frymë.
Merrni masa për lagështinë në ajër
Lagështia në ajër e bën më të lehtë frymëmarrjen, kështu që tregoni kudjes të mos e thani shumë ajrin.
Shërbeni ushqime të lehta për t’u gëlltitur
Foshnjat me probleme me fytin nuk duan të hanë, sepse ndiejnë dhimbje gjatë gëlltitjes. Për këtë arsye jepini ushqime që kapërcehen lehtë.
Bebet që sapo kanë filluar ushqimet e ngurta duan gjëra sa më të buta.
Nëse asgjë nuk funksionon duhet të shkoni te mjeku.