Rezonanca magnetike mund te kryhet edhe tek fëmija që ende nuk ka ardhur në jetë, për të qartësuar disa probleme që mjeku mendon se ekzistojnë tek fetusi. Kjo konsiderohet si një metodë vlerësuese e shkallës së tretë, dmth pasi janë kryer disa ekografi dhe është vënë re ndonjë anomaly tek zhvillimi i fetusit. Konsiderohet e pajustifikueshme të kryhet një rezonancë magnetike nëse më parë nuk është kryer një vlerësim i detajuar ekografik.

Kur mund të kryhet rezonanca magnetike fetale?

Rezonanca magnetike nuk mund të kryhet në të gjitha rastet e anomalive, por konsiderohet e domosdoshme nëse tek fetusi vërehen anomali në pjesën e kafkës së kokës, ka dyshime në lidhje me disa sindroma të caktuara gjenetike, nëse vërehen probleme me transfuzionin e gjakut, nëse dyshohet për lezione në tru, vërehen keqformime në zonën kranio-faciale etj.

Nëse do të kryhet një rezonancë magnetike në lidhje me zonën e qafës dhe gjoksit, bëhet nëse dyshohet për një hernie në diafragëm, nëse vërehen masa të huaja në zonën e qafës, nëse vërehet një masë në zonën e gjoksit, sepse ka probleme dhe anomali në zonën e kafazit të kraharorit, nëse vërehen masa të huaja abdominale etj. Këto ekzaminime duhet të kryhen në qendra tepër të specializuara.

Kohëzgjatja e ekzaminimit varet nga numri i fetusve, kompleksiteti i keqformimeve, lëvizja e fetusit etj. Zakonisht zgjat minimum 15 min dhe mund të variojë edhe deri në 45 minuta.

Mjeku përpiqet ta zgjasë sa më pak ekzaminimin në mënyrë që të transferohet sa më pak energji tek fetusi, ndërsa gruaja firmos se e autorizon mjekun të kryejë këtë ekzaminim duke marrë parasysh edhe rreziqet.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.