Gjinjtë ndryshojnë madhësinë dhe formën gjatë shtatzanisë, ushqyerjes me gji dhe ndërprerjes së gjirit. Këto ndryshime mund të jenë të lehta për disa gra dhe shumë dramatike për disa të tjera.

Hormonet, gjenetika dhe shtimi i peshës janë vetëm disa nga faktorët që përcaktojnë se sa do të rriten apo ndryshojnë gjinjtë tuaj.

Por, edhe nëse nuk duket se ndryshojnë shumë, zakonisht ky nuk është një shqetësim.

Gratë me të gjitha format dhe madhësitë e gjinjve janë në gjendje të ushqejnë me gji foshnjat e tyre me sukses. Këtu janë disa nga ndryshimet e zakonshme të gjirit që mund të përjetoni gjatë shtatzënisë, ushqyerjes me gji dhe ndërprerjes së saj.

Shtatzania

Gjatë shtatzanisë, gjinjtë tuaj do të pësojnë ndryshime për t’u përgatitur për ushqyerjen me gji.

Brenda gjinjve, indet e gjëndrave që prodhojnë qumësht dhe kanalet e qumështit fillojnë të rriten. Areola juaj mund të bëhet më e madhe dhe më e errët në ngjyrë.

Thithat tuaja mund të zgjaten më shumë e fillojnë të dalin jashtë. Ndërsa shtatzënia përparon, gjiri juaj ndoshta do të ndihet më i plotë dhe më i butë.

Ushqyerja me gji

Gjinjtë tuaj mund të rriten edhe më shumë pas lindjes së fëmijës. Në javët e para pas lindjes, furnizimi juaj i qumështit do të rritet dhe është e zakonshme që ënjtja dhe gurgullimi i gjirit të ndodhin. Dhimbja do të largohet brenda pak ditësh.

Ndërprerja e gjirit

Kur të filloni të fusni edhe ushqime të ngurta në dietën e fëmijës suaj, të kombinuara me qumështin e gjirit, gjinjtë tuaj do të fillojnë të ndryshojnë përsëri. Furnizimi juaj i qumështit do të ulet ngadalë dhe gjinjtë tuaj do të ndihen më pak të plotë.

Pas ndërprerjes së plotë, mund të duhen 6 muaj ose më shumë për gjinjtë që të kthehen në formën që ishin para se të mbeteshit shtatzënë.

Megjithatë, ata kurrë nuk mund të jenë saktësisht njësoj. Pasi të kaloni të gjitha ndryshimet e shtatzënisë dhe të ushqyerit me gji, gjinjtë mund të mbeten më të mëdhenj, ose mund të duken më të vegjël dhe më të butë. Mund të kenë shenja të strijave. Këto janë të gjitha ndryshime normale që mund të ndodhin.

Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me madhësinë, formën ose ndryshimet në gjoksin tuaj ndërsa kaloni nëpër fazat e shtatzënisë, ushqyerjen me gji dhe ndërprerjen, shkoni te mjeku, i cili mund t’ju shqyrtojë dhe të përgjigjet për çdo pyetje që mund të keni.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.