Pas të vjellave në shtatzani është mirë që të konsumoni ushqime të përshatshme për lehtësimin e kësaj simptome.

Të vjellat gjatë tre mujorit të parë të shtatzanisë do të jenë shumë prezente tek gratë shtatzëna. Për këtë arsye është e rëndësishme të hani shëndetshëm, për të shmangur rënie nga pesha.

Çfarë duhet të hani pas të vjellave?

Në rast se keni pasur shumë të vjella është mirë të konsumoni ushqime të thata si për shembull: bukë e thekur ose biskota. Në një sasi të vogël duhet të jenë lëngjet ndër të cilat është mirë të konsumohen ato me shumë sheqer në mënyrë që të merrni energji.

Ushqime të tjera që mund të konsumoni: mollë ose oriz të bardhë. Rritja e hormoneve mund te jetë shkaku pse ju mund të keni të përziera ose dizenteri. Simptomat e tyre më të zakonshme janë diarre dhe të vjella.

Çfarë duhet të hani kur keni dizenteri? (sëmundje akute e zorrëve)

Patate të ziera, pulë, peshk i zier me pak limon ose karrota të gatuara mirë. Kjo gjendje mund t’i shoqërojë të vjellat edhe me ethe.

Nëse vazhdon për një kohë të gjatë atëherë duhet të konsultoheni me mjekun. Të vjellat është një problem më i shpeshtë në muajin e katërt. Kjo për shkak se stomaku pëson një zhvendosje sepse kemi një zmadhim të mitrës.

Si mund t’i ndaloni të vjellat?

Xhinxheri është një aleat kundër të vjellave i cili mund të merret në forma të ndryshme.

Një sasi e vogël çaji mente mund t’ju bënte të ndiheshit më mirë.

Konsumoni ushqime që përmbajnë shumë pak ose aspak erëza.

Mos qëndroni për një kohë të gjatë me stomak bosh.

Konsumoni shpesh diçka dhe mbani gjithmonë me vete një kraker apo banane.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.