Nëse jeni duke u përpjekur të ngeleni shtatzënë dhe kërkoni të dini një ndër shenjat e para paralajmëruese, atëherë lexoni më poshtë simptomat e para që shfaqen në muajin e parë të shtatzënisë.

Në dy javët e para, ju teknikisht nuk jeni shtatzënë

Shtatzënia juaj fillon të llogaritet që nga dita e parë e ciklit tuaj menstrual (të fundit).

Pra, deri në ovulimin dhe konceptimin tuaj, trupi juaj për përgatitet për mundësinë e fekondimit të një veze.

Javët e para pas konceptimit janë të pabesueshme përsa i përket asaj që po ndodh brenda trupit tuaj.

Embrioni fillimisht krijon hapësirën e tij në mitër dhe trupi juaj ndihmon në krijimin e një hapësirë për rritjen dhe zhvillimin e një jete të re.

Janë këto ndryshime që shkaktojnë simptoma të shumta dhe të ndryshme gjatë muajit të parë të shtatzënisë.

Si mund t’a kuptoni se jeni shtatzënë?

Shenja e parë e shtatzënisë në muajin e parë është mungesa e ciklit menstrual.

Veza e fekonduar do të jetë pjesë e mitrës suaj, andaj edhe ndryshimet hormonale do të dërgojnë sinjale në trupin tuaj për të ndalur ciklin menstrual.

Disa gra janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve në trupin e tyre dhe mund të jenë në gjendje të ndjejnë ndryshimet e para.

Në anën tjetër, përdorimi i një testi për të zbuluar se jeni shtatzënë është e duhur.

Testet e shtatzënisë funksionojnë duke matur nivelet e hormonit hCG në trupin tuaj.

Sa më gjatë të prisni për t’u testuar, aq më shumë hormone të shtatzënisë do të keni në trupin tuaj, dhe kjo padyshim që do të rezultojë në një test pozitiv.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.