Më poshtë keni pesë shenja që tregojnë se jeni vërtet gati për të lindur dhe shenjat nuk janë të rreme.

  1. Kontraktimet janë të dhimbshme.

Nëse me kalimin e orëve kontraktimet sa vijnë e bëhen më të forta, më të shpeshta dhe më të dhimbshme, kjo është një shenjë që tregon se jeni vërtet gati për të sjellë në jetë fëmijën tuaj dhe kontraktimet nuk janë të rreme.

2. Ndërrimi i pozicioneve nuk ua lehtëson dhimbjen

Pavarësisht nëse qëndroni në këmbë apo shtrirë, në njërën anë apo në tjetrën, ndërkohë dhimbjet ende nuk pushojnë, kjo tregon se janë vërtet dhimbjet e lindjes.

3. Kontraktimet ju zgjojnë nga gjumi në mes të natës

Nëse gjatë ditës keni pasur kontraktime, por me kalimin e orëve jeni qetësuar e keni rënë për të fjetur, me të drejtë mund të mendoni se kontraktimet nuk kanë qenë për të paralajmëruar lindjen tuaj.

Por, nëse ato fillojnë krejt papritur, të dhimbshme në mes të natës, atëherë kjo është një shenjë që nuk duhet neglizhuar.

4. Ju plasin ujërat

Kur një gruaje shtatzënë i plasin ujërat, kjo tregon se fëmijës në barkun e saj tashmë i është hapur rruga për të dalë nga mitra e për të ardhur në jetë. Ujërat duhet të jenë konstantë, jo të fillojnë e të mbarojnë si urina.

5.Instinkti ju thotë se ka ardhur koha

Kjo mund t’ju tingëllojë e çuditshme, por mjekët obstetër gjinekologë kështu thonë.

Ata tregojnë se kur pacientet i telefonojnë dhe kanë shumë kohë me dhimbje, nuk ka ardhur ende momenti i lindjes. Nga ana tjetër, nëse ato i marrin menjëherë, të shqetësuara, nuk gabojnë.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.