Ditët e para të ardhjes në jetë të foshnjës, mund të jenë të vështira për nënën, e sidomos nëse ajo është duke e përjetuar për herë të parë ndjenjën e të qenurit nënë.

Për këtë arsye, nënat e reja kanë nevojë për ndihmën tuaj, prandaj ju mund t’i ndihmoni përmes këtyre katër mënyrave:

1-Bëhuni dëgjues i mirë për atë

Nënat e reja mund të kenë ‘shpërthimet e tyre’, pasi ndikimi i hormoneve dhe pagjumësia mund të shkaktojnë efekte jo të mira te ajo.

2- Përgatit ushqimet

Kjo po që konsiderohet të jetë mënyra më mbështetëse për një nënë, pasi nënat e reja e kanë të vështirë në javët e para të kujdesen edhe për të tjerët.

3-Ndihmoni me fëmijët e tjerë

Është e vështirë që vëmendja e një nënë të përqendrohet edhe te fëmijët e tjerë, prandaj është një mundësi e mirë për t’i ndihmuar përgjatë kësaj periudhe.

4-Pastroni ambientin e saj

Mund të duket e rëndë, mirëpo pastrimi i shtëpisë është gjëja e fundit që një nënë mund të mendojë.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.