Anemia gjatë shtatzënisë është një gjendje e zakonshme, e cila shkaktohet nga mungesa e hekurit.

Hekuri është një mineral për të cilin çdo njeri ka nevojë, e sidomos gratë gjatë periudhës së shtatzënisë.

Kjo për faktin se hekuri ndihmon trupin tuaj që përmes gjakut të përcjell oksigjenin dhe lëndët ushqyese tek foshnja juaj .

Deri në fund të shtatzënisë, supozohet të keni një rritje prej 30 deri në 50 përqind të sasisë së gjakut në trupin tuaj krahasuar me kohën kur filloni shtatzënisë.

Përgjatë kësaj periudhe është e rëndësishme që të merrni sasi të konsiderueshme të hekurit gjatë shtatzënisë, sepse në fund, foshnja juaj do të shfrytëzoj hekurin deri në gjashtë muajt e parë të jetës.

Ushqimet që mund të gjeni hekurin janë:

Perimet e gjelbërta si brokoli, spinaqi, lakra,

Fasulet,

Bizelet,

Drithërat,

Vezët,

Orizi i kaftë.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.