Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm. Ashtu janë edhe simptoma që ata kanë me daljen e dhëmbëve të parë. Disa prej tyre mund ta kalojnë këtë periudhë pa simptoma të veçanta, të tjerë mund të shfaqin shumë simptoma si:

• Irritim – mund të shfaqet në mënyra të ndryshme, por ju thjesht e kuptoni që fëmija juaj nuk është si më parë. Herë pas here fëmija qan dhe ankohet pa arsye të dukshme.

• Jargavitje – do ju duhen disa herë t`i ndërroni bluzën pasi e shihni atë vazhdimisht të lagur.

• Gingiva të ënjtura dhe të skuqura – nëse fëmija hap gojën, mund të shihni që është e skuqur dhe ënjtur.

• S`ka oreks – me gingivat e inflamuara, ngrënia kthehet në të pakëndshme, kryesisht për fëmijët që kanë filluar me ushqimet e ngurta.

• Kafshimet – fëmijët duan të kafshojnë gjithçka përreth, përfshij edhe mamin dhe babin.

Simptomat zakonisht zgjasin 3 ose 4 ditë, kur dhembi shfaqet, simptomat fillojnë të pakësohen. Por kjo situatë mund të përsëritet me daljen e dhëmbëve të tjerë.

Shenja që tregojnë se ka diçka më shumë se dhëmbët

Simptomat e dhëmbëve nuk duhet të zgjasin më shumë se disa javë për një dhëmb. Nëse ndodh kështu, është mirë të konsultoheni me një pediatër.

Simptoma të tjera që duhet t`ju shtyjnë për t`u konsultuar me një mjek janë:

• Temperaturë mbi 380 C.

• Diarre.

• Hundë të bllokuara.

• Të qara që nuk pushojnë.

Rekomandime nga pediatri për lehtësuar simptomat nga dhëmbët

• Vendosni në ngrirje një garzë të pastër dhe më pas jepjani fëmijës ta kafshoj. Ndihmon në uljen e inflamacionit.

• Ushqimet e ftohta. Jepini fëmijës ushqime të ftohta si kos ose fruta të frigoriferit (për fëmijët që kanë filluar me ushqimet e ngurta).

• Lodra për dhëmbët. Janë të thjeshta për t`u mbajtur në dorë dhe ushtrojnë presionin e nevojshëm në gojë për të qetësuar fëmijën. Shmangni ngrirjen e lodrave me përmbajtje xheli, pasi mund të ndodh të dëmtohen lehtësisht ose thyhen. Mund t`i fusni në frigorifer vetëm për t`i mbajtur të freskëta.

Duhet të tregojmë më shumë kujdes me disa këshilla të tjera që shpesh jepen për dhëmbët e parë të fëmijëve, si për shembull:

• Përdorimi i medikamenteve me përmbajtje lidokaine ose benzokaine. Asnjë studim nuk e ka mbështetur efektin e tyre afat-gjatë. Efekti zgjat pak, ndërkohë fëmija gëlltit medikamentin i cili më pas, përthithet në gjak.

• Produktet bimore. Nuk ka mjaftueshëm studime mbi efektin e produkteve bimore në lehtësimin e simptomave. Dhe mos të harrojmë që ato po njësoj metabolizohen nga mëlçia dhe veshkat ndërkohë që nuk i njohim plotësisht efektet anësore të tyre.

• Paracetamoli dhe Ibuprofeni. Nëse duhet t`i jepni fëmijës suaj një nga këto medikamente, mund të filloni vetëm me një dozë. Nëse ndodh që duhet ta ripërsëritni, duhet të flisni më parë me pediatrin.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.