Temperatura te fëmijët konsiderohet si një ndër simptomat më të frikshme për prindërit, sidomos nëse temperatura është e lartë dhe fëmijët janë ende shumë të vegjël.

Në këtë artikull do të mësoni se çfarë mund ta shkaktoj temperaturën te fëmijët e vegjël dhe çfarë duhet të bëni në këto raste.

Çfarë e shkakton temperaturën te fëmijët?

Temperatura nuk është një sëmundje – është një simptomë e një sëmundjeje. Ajo tregon se trupi është duke luftuar sëmundjen dhe se sistemi imunitar po funksionon.

Nëse fëmija juaj është me temperaturë, në shumicën e rasteve do të thotë se mund të “jetë ftohur” ose të ketë marrë një infeksion viral. Edhe pse më rrallë, temperatura në fëmijë të vegjël mund të jetë si pasojë e penumonisë, infeksioneve urinare, infeksioneve të veshit ose infeksione më të rënda në gjak apo si pasojë e meningjitit.

Shkaqe te tjera të temperaturës mund të jenë:

– Vaksinimi.

– Nxehja nga veshjet e tepërta ose qëndrimi i gjatë jashtë në një ditë të nxehtë.

Temperatura në fëmijë vërehet kur prekim ballin e tyre por edhe nëse fëmija nuk e ka ballin e nxehtë jo gjithmonë do të thotë se nuk ka temperaturë. Po ashtu, fëmija me temperaturë mund të jetë i irrituar dhe më shumë i bezdisur nga zakonisht.

Simptoma të tjera me të cilat mund të shoqërohet temperatura janë:

– Pagjumësi
– Mungesë oreksi
– Mungesa e interesit në lojëra
– Fëmija nuk është aktiv ose mund të duket letargjik
– Atake konvulsive.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.