Eranda 5-vjeçare nuk ha dot një domate si gjithë moshatarët e saj. Ndërsa i vëllai edhe pse është 7 vjeç nuk shqipton fjalë të plota.

Që të dyve nuk u kanë dalë dhëmbët pasi u ranë ata të qumështit. Familja nga fshati Cerkovinë i Novoselës u konsultua me një stomatologe në Vlorë e cila u tha se do t’u dalin, por kanë kaluar pothuaj katër vjet tregon gjyshja që kujdeset për të vegjlit. Fëmijët vazhdojnë të kenë vështirësi me të folur dhe përtypjen e ushqimit.

Top Channel u interesua te mjekja që është marrë drejtpërdrejt me fëmijët e cila nuk pranoi të flasë për rastin. Pas kamerës stomatologia ende thotë se dalja e dhëmbëve do të ndodhë, por me vonesë. Megjithatë familja në vështirësi ekonomike kërkon ndihmë dhe kujdes më të specializuar, në mënyrë që të vegjlit e tyre të mund të hanë dhe të flasin normalisht./Top Channel

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.