Lëvizjet e foshnjave në bark mund të ndihen si gjithçka: nga një përplasje, goditje, rrotullim ose sikur dikush po ju godet në brinjë nga brenda.

Lloji i lëvizjes së foshnjës do të ndryshojë teksa shtatzënia juaj përparon.

Nuk ka ndonjë numër të caktuar të lëvizjeve fetale që fëmija juaj duhet të bëjë çdo ditë.

Foshnja do të zhvillojë modelin e tij, që do e njihni e me të cilin do të mësoheni.

Lëvizjet do të fillojnë zakonisht rreth javës së 16, por disa nëna raportuan se e ndiejnë fëmijën e tyre të lëvizë më herët se java e 13.

Lëvizjet e foshnjës vazhdojnë të shpeshtohen deri në javën e 32. Më pas do të qëndrojnë me këtë ritëm derisa të lindë bebi.

Është një mit i zakonshëm që lëvizjet e foshnjës ngadalësohen para lindjes, megjithatë ky nuk është rasti, foshnja duhet të qëndrojë aktive derisa të lindë.

Lëvizjet e fetusit janë treguesi më i mirë që fëmija juaj është mirë.

Jo të gjitha foshnjat lëvizin të njëjtën sasi çdo ditë, ju duhet të mësoni se çfarë është normale për foshnjën tuaj.
Nëse placenta juaj është në pjesën e përparme të mitrës (placenta anteriore), mund të mos jetë e lehtë për ju të ndjeni lëvizjet e bebes tuaj në fillim.

Një zvogëlim i lëvizjeve të fetusit mund të jetë një tregues që fëmija nuk po merr oksigjen të mjaftueshëm nga placenta. Kjo mund të ndodhë për një sërë arsyesh.

Shumë gra që kanë përjetuar lindjen e një foshnje pa jetë raportojnë se lëvizjet e foshnjës së tyre ishin zvogëluar.
Është shumë e rëndësishme të kërkoni ndihmë nëse mendoni se lëvizjet e bebes tuaj janë zvogëluar. Ju lutemi mos u shqetësoni për humbjen e kohës së mjekëve tuaj.

Çdo raport i lëvizjeve të reduktuara të fetusit duhet të hetohet.

Mos prisni deri të nesërmen për të kërkuar këshilla nëse shqetësoheni për lëvizjet e bebes tuaj!

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.