A do të ndryshojë cikli menstrual pas lindjes së fëmijës?

Pas lindjes disa nëna fillojnë të mendojnë përse cikli i tyre nuk po vjen, mendojnë për një shtatzëni tjetër të mundshme etj. Ja pyetjet më të shpeshta të nënave në lidhje me ciklin dhe përgjigjet përkatëse.

Pas sa kohësh nga lindja fillon të kthehet cikli menstrual?

Në lidhje me këtë ndikon edhe gjidhënia, pasi hormoni përgjegjës i prodhimit të qumështit frenon ovulimin. Nëse nuk ushqeni me qumësht gjiri cikli mund të kthehet 8 javë pas lindjes, ndërsa nëse ushqeni me gji mund të mos kthehet 6 muaj pas lindjes, dhe në disa raste derisa ndërprisni gjidhënien.

Mund të ngelem shtatzanë nëse nuk kam cikël?

Po është e mundur! Pra nuk mund të mendoni të përdorni gjidhënien edhe si një metodë kontraceptimi.

A ndryshon cikli pas lindjes?

Do të ndryshojë shumë ose pak, kjo varet nga gruaja në grua. Pas lindjes mund të jetë me më tepër ose më pak fluks, ose do të zgjasë më shumë apo më pak. Gjithashtu me shumë mundësi do të ndryshojë edhe dhimbja, pra mund të ndieni ose jo dhimbje si më parë.

Cikli do të ndryshojë pas secilës shtatzëni që do të keni.

Do të jenë të rregullta fillimisht menstruacionet e mia?

Duhet pak kohë derisa hormonet të normalizohen, sidomos nëse ushqeni me gji. Më të rregullta menstruacionet do të jenë pasi të ndaloni gjidhënien.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.