Apnea e gjumit përfaqëson çrregullimin më të shpeshtë te gjumit, i karakterizuar nga episode të mbylljes së pjesshme ose të plotë të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes , që çojnë në ndërprerje të përkohshme të frymëmarrjes.

Këto ndërprerje të frymëmarrjes, të quajtura apne, mund të zgjasin nga disa sekonda deri në disa minuta.

Doktoresha Adela Allko shpjegon se Simptomat më të shpeshta te këta pacientë përfshijnë: Gjatë ditës: Disfunksione seksuale, Përgjumje, Dhimbje koke në mëngjes, Kompromentim i kujtesës, mungesë e përqendrimit, Ulje e libidos, Depresion, Ulje e libido, Simptoma depresive.

Gjatë natës: Gërhitje me zë të lartë, Zgjime të shpeshta nga gjumi, Pagjumësi, Ndjesi mbytjeje gjatë natës, Djersitje, Ndjesi e gojës së thatë.

Intervista e plotë:

1. Çfarë është apnea e gjumit?

Apnea e gjumit përfaqëson çrregullimin më të shpeshtë te gjumit, i karakterizuar nga episode të mbylljes së pjesshme ose të plotë të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes , që çojnë në ndërprerje të përkohshme të frymëmarrjes.
Këto ndërprerje të frymëmarrjes, të quajtura apne, mund të zgjasin nga disa sekonda deri në disa minuta.

Në rastin e apnesë obstruktive, rrugët e frymëmarrjes ngushtohen ose bllokohen plotësisht për shkak të faktorëve si: relaksimi i muskujve të fytit ose prania e indeve të tepërta në zonën e fytit.

Kjo shkakton një ulje të përqendrimit të oksigjenit në gjak i cili duke munguar në trurin dhe organizmin e pacientit në tërësi çon në zgjim dhe prishje të cilësisë së gjumit.

2.Cilat janë llojet e apneas së gjumit?

Llojet kryesore të apneas së gjumit janë:

• Apnea obstruktive e gjumit (OSA), e cila është forma më e zakonshme që shfaqet kur muskujt e fytit relaksohen dhe bllokojnë rrjedhën e ajrit në mushkëri.

• Apnea qendrore e gjumit (CSA), e cila ndodh kur truri nuk dërgon sinjalet e duhura te muskujt që kontrollojnë frymëmarrjen.

Në disa pacientë shihet një kombinim mes apneas obstruktive dhe qendrore të gjumit.

Faktorët që rrisin rrezikun për të zhvilluar OSAS ose mund ta përkeqësojnë atë janë:

• Mbipesha dhe obeziteti.
• Konsumimi i alkoolit në mbrëmje.
• Bajamet e zmadhuara.
• Fjetja në shpinë.
• Të pasurit e një nofulle të poshtme të vogël ose të tërhequr mbrapa (nofull më e tërhequr se normalja).
• Pirja e duhanit.

3. Cilat janë simptomat e apnes së gjumit?

Simptomat më të shpeshta te këta pacientë përfshijnë:

Gjatë ditës:

• Disfunksione seksuale
• Përgjumje
• Dhimbje koke në mëngjes
• Kompromentim i kujtesës
• Mungesë e përqendrimit
• Ulje e libidos
• Depresion
• Ulje e libido• Simptoma depresive
Gjatë natës:
• Gërhitje me zë të lartë
• Zgjime të shpeshta nga gjumi
• Pagjumësi
• Ndjesi mbytjeje gjatë natës
• Djersitje
• Ndjesi e gojës së thatë

4. Cilat janë komplikacionet kardiovascolare?

OSA e patrajtuar lidhet me aksidente automobilistike, përkeqësim të cilësisë së jetës, diabet, depresion, sindromë metabolike dhe sëmundje kardiovaskulare.

Komplikacionet kardiovaskulare përfshijnë:

• Hipertensionin
• Fibrilacionin atrial (FA) dhe aritmi të tjera që përfshijnë rrahje të parregullta të zemrës
• Sëmundjen koronare
• Hipertensionin pulmonar
• Insufiçenzë kardiake
• Iktusin, etj.

Kemi një rritje të vdekshmërisë në këta pacientë sidomos në rastet kur apnea nuk trajtohet.

5. Kur duhet ti drejtohet mjekut një person që ka problem me apnean?

Sindroma e apnesë obstruktive të gjumit (OSAS) duhet të trajtohet kur numri i apneve (me kohëzgjatje prej të paktën 10 sekondash) është më i madh se 5: nën këtë prag mund të konsiderohen fiziologjike.
Një simptomë që nuk duhet neglizhuar është përgjumja gjatë ditës.
Kjo është një shenjë e oksigjenimit të pamjaftueshëm dhe e zgjimeve të shpeshta gjatë gjumit.
Këto kushte gjithashtu mund të çojnë në episode të përgjumjes gjatë dhënies së makinës ose në vështirësi për t’u përqendruar gjatë një mbledhjeje ose një eventi të rëndësishëm.

6. Si trajtohet? Cila ishte diagnoza?

Mjekët diagnostikojnë apnen obstruktive të gjumit kur:

•Frymëmarrja ndërpritet gjatë gjumit.
* Shfaqen 5 ose më shumë ndërprerje të frymëmarrjes në orë.
•Çdo ndërprerje zgjat më shumë se 10 sekonda.

Diagnoza bazohet kryesisht në simptomat e raportuara nga pacienti dhe partneri , si edhe nga matja e parametrave nga ana e mjekut me anë të disa aparaturave që përshijnë:

Polisomnografia: përfshin matjen e fluksit të ajrit, nivelit të oksigjenit në gjak, frekuencës kardiake, lëvizshmërisë respiratore torakale dhe abdominale dhe pozicionit gjatë gjumit.
• Poligrafia respiratore (ose monitorimi kardio-respirator i natës): ekzaminimi përfshin monitorimin e sinjaleve kryesore kardio-respiratore gjatë gjumit.

Ekzaminime të tjera përfshijnë:

• Elektroencefalografia(për të shqyrtuar aktivitetin elektrik të trurit).
• Elektromiografia e duarve (për të shqyrtuar aktivitetin muskulor).

Terapia për trajtimin e çrregullimit mund të jetë klinike ose kirurgjikale.

Në fazën fillestare rekomandohet një ndryshim i stilit të jetesës (humbje peshe, shmangie e konsumit të alkoolit, duhanit dhe medikamenteve sedativo-hipnotike).
Nëse sindroma nuk trajtohet, përdorimi i presionit pozitiv të vazhdueshëm të rrugëve të frymëmarrjes (CPAP) mund të parandalojë ndjeshëm kolapsin e këtyre rrugëve gjatë gjumit.Kemi të bëjmë me një makineri që përmes një maske të vendosur në nivelin e hundës furnizon me ajër në mënyrë të vazhdueshme pazientin ndërkohë që ai flen. Futja e vazhdueshme e ajrit me presion në rrugët e sipërme të frymëmarrjes parandalon relaksimin e tyre, duke shmangur kështu apnen obstruktive.

Një rol të rëndësishëm luajnë edhe dentistët të cilët mund të përdorin disa aparate orale për avancimin e nofullës. Këto pajisje ndihmojnë në zgjerimin e hapësirës mes mureve të fytit, duke lehtësuar frymëmarrjen.
Nëse është e nevojshme, mund të rekomandohet gjithashtu ulja e peshës, e cila ndihmon në përmirësimin e gjendjes klinike dhe rrit mundësitë e suksesit të trajtimeve alternative ndaj CPAP-it.

7. Ne cilat raste rekomandohet kirurgjia?

Nëse të gjitha terapitë e tjera nuk kanë funksionuar këshillohet terapia kirurgjikale që shërben për të modifikuar deformimet ose patologjitë e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që shkaktojnë bllokimin e kalimit të ajrit.

Ekzistojnë terapi kirurgjikale që përfshijnë:

•Kirurgjia otorinolaringologjike (kur është e nevojshme heqja e adenoideve, bajameve ose indeve të buta).

• Kirurgjia maksilofaciale (kur është e nevojshme një zhvendosje përpara e mandibulës).

 

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.