Të bëhesh nënë, thonë që është ngjarja më e bukur në jetën e një femre.

Një sërë ndryshimesh fizike e emocionale ndodhin në këtë periudhë dhe herë-herë disa emocione bëhet të pakontrollueshme.

Kjo fazë në jetën e një femre njihet me temin MATRESHENCË, ku njësoj si adoleshenca është një fazë kalimtare, ku hormonet ‘zhgënjehen’ , flokët dhe lëkura sillen siç duan vet e herë here duket sikur keni një trup që ka ‘mendjen’ e vet.

Ndryshimi? Sigurisht i vështirë, edhe pse shumë njerëz presin që ju të jeni të lumtur ndërkohë që po përballeni me një trup dhe emocione të reja.
Nga një këndvështrim neuroshkencor, emocionet e matresencës kanë të bëjnë me ndryshime kimike në trurin e një femre sa që edhe shkenca ndonjëherë nuk di ti jap shpjegim.

Teksa punoj përditë me shumë nëna, kam vënë re se çdo histori është unike por disa aspekte psikologjike të rrëfimit gjatë matreshencës duket të jenë universale, të njëjta nga çdo nënë anembanë botës.

Nisur edhe nga një pyetësor ku morën pjesë 132 nëna shqiptare, të cilat u pyetën rreth eksperiencës tyre të mëmësisë, unë arrita të nxjerr këto konkluzione:

1. Nuk ka eksperiencë të keqe apo të mirë të mëmësisë por ka eksperiencë edhe të mirë edhe të keqe, ka momente të vështira por edhe të bukura.

2. Fantazia kundër realitetit

Imagjinata juaj për mëmësinë është krijuar nga ajo që ju keni dëgjuar apo keni parë nga nëna juaj, motrat, mikeshat, komuniteti ku jetoni dhe kultura juaj. Ndonjëherë imagjinata juaj për atë që prisni që mëmësia të jetë është aq e fuqishme sa që realiteti zhgënjen dhe nuk përputhet me pritshmëritë tuaja.

3. Ndjenja e fajit, turpit dhe ideja për të qenë nëna perfekte.

Personalisht më bezdis fakti kur dëgjoj termin ‘nënë e mirë’ . Kjo tentativë e juaja për të qenë perfekte ju bën të ndiheni në faj . Kush është perfekt? Askush?

Ndaj mos e harroni që ju jeni nëna që bebushi juaj ka nevojë. Ju jeni perfektja e bebushit tuaj!

4. Ndikimi i brezave…

Dashur pa dashur, brezi më i vjetër se ju, ndikon në stilin tuaj të prindërimit. Disa tentojnë të krijojnë një stil të vetin por askush nuk shpëton pa pyetur mamin apo vjehrrën qoftë edhe një herë të vetme. Qofshin metoda të mira apo të këqija, ndikimi i tyre në eksperiencën e nënave të reja është ende i fuqishëm.

5. Konkurs mëmësie…

Eh, sa here do dëgjoni ‘Unë kështu e unë ashtu’ . Mëmësia nuk është konkurs midis mikeshave, kunatave apo motrave, por është një eksperiencë unike që secila duhet ta përjetojë siç do vet, si i vjen natyrshëm, si ta ndjejë!

Lindja e një fëmije është një akt krijimi, jo vetëm se po vjen një krijesë e re ,por po lind një familje e re.

Teksa bazohem në 132 rrëfimet e nënave shqiptare, dua t’ju them se mëmësia nuk mësohet, vjen natyrshëm, ndiqni instiktin tuaj. Informohuni që të dini çfarë ju pret ,por përveç profesionistëve(kur duhet ndërhyrje) , askush nuk duhet t’ju tregoj si të veproni me bebin tuaj.

Mëmësia ka sfidat e veta, që tek gjidhënia e derisa të bëheni gjyshe, ama kjo s’duhet t’ju demoralizoj. Ju jeni fiks ajo që vogëlushi juaj ka nevojë dhe jeni mjaftueshëm për të, madje më shumë se sa e mendoni.

Do të dëgjoni shumë këshilla në rrugëtimin tuaj të mira dhe të këqija ,por instinkti juaj mjafton për ti dalluar.

E teksa dëgjoni se për 40 ditë nuk duhet të dilni nga shtëpia, mos i dëgjoni! Dilni, shëtisni, shijoni të voglin tuaj.

E nëse mendimet negative ju mbysin, mos i dëgjoni, janë ato hormonet ‘budallaqe’ që shumë shpejt do të ikin. Dilni para pasqyrës dhe thoni: Unë jam mami më e mirë në botë, jam më e mira për bebin tim!

Shënim: Studimi është kryer nga Greta Mërtiri, vlerësuar si mamia më e mirë e vitit 2024

 

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.