Komunikimi është procesi i shkëmbimit të informacionit nga një person tek tjetri. Komunikimi përfshin çdo sjellje verbale ose jo verbale, qoftë e qëllimshme ose jo e qëllimshme që influencon sjelljen, idetë, dhe qëndrimet e personave të tjerë.

Për të pasur një komunikim sa më efektiv duhet koordinimi i shumë faktorëve dhe mekanizmave fiziologjike. Por, jo gjithmonë ndodh kështu. Gjatë jetës çdo individ pavarësisht moshës së tij mund të preket nga një çrregullim komunikimi. Ne do të ndalemi tek çrregullimet e komunikimit që prekin fëmijët.

Çfarë është një çrregullim komunikimi dhe pse shkaktohet ai?

Çrregullimet i komunikimit është një term i gjerë, por referuar DSM-5 ( Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders) çrregullimet e komunikimit prodhojnë deficite në gjuhë, në të folur, dhe në komunikim. Fëmija has vështirësi në përdorimin dhe përvetësimin e mënyrave gjuhësore. Ku bën pjesë gjuha e folur, e shkruar dhe gjuha e shenjave.

Pse një fëmijë ka çrregullime komunikimi?

Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, ka një varietet shkaqesh: siç mund të jenë dëmtimet

neurozhvillimore ku bën pjesë autizmi, dëmtimet neurologjike (apraksia,disartria), vonesa mendore, humbja e dëgjimit, dëmtimet fizike, gjithashtu dhe problemet emocionale ndikojnë.

drejtpërdrejt në komunikim. Ndodh që fëmija bën regres pas një episodi traumatik në familje, shkolle, apo në rrethin ku ai bën pjesë.

Një nga çrregullimet neuromotore të të folurit është apraksia, e cila manifestohet si seri paaftësishpër programimin dhe renditjen e koordinuar normale të tingujve. Kryesisht është afektuar artikulimi, por mund të jetë cënuar dhe metrika e zërit. Gabimet artikulare mund të jenë zëvendësime, përsëritje, shtesa, shtrembërime gjatë të folurit. Bashkëtingëlloret janë më të vështira për t’u artikuluar sesa zanoret.

Fëmija has më shumë vështirësi në kombinimin e fonemave në fjalë se sa në tingujt tek. Dëmtimi kryesorë qëndron në planifikimin dhe programimin e lëvizjeve në kohë dhe hapësirë gjatë të folurit.

Çrregullimet e komunikimit siç do çrregullim tjetër kërkojnë kohën e tyre të trajtimit, këtu bashkëngjiten dhe shumë faktorë të tjerë, lloji i çrregullimit, mosha e fëmijës, shkaktari i çrregullimit.

Terapia intensive logopedike vjen në ndihmë. Por prindërit duhet të jenë shumë vigjilent nuk duhet të anashkalojnë asnjë ndryshim që vërejnë tek fëmija pa u konsultuar me specialistin. Një hallkë tepër e rëndësishme është bashkëpunimi logoped-prind. Duhet të krijohet një marrëdhënie besimi e bashkëpunimi reciproke në mënyrë që terapia të ketë progres.

Çdo etapë e zhvillimit të tyre përkon me ndryshime qoftë në aspektin e sjelljes dhe atë të komunikimit e zhvillimit gjuhësor.

Ambienti ku fëmija jeton, mënyra si rritet, marrëdhëniet më të afërmit, familjarët, kopshti apo shkolla janë mjaft të rëndësishme si në shëndetin mendor dhe në zhvillimin e gjuhës dhe komunikimit. Ambienti shërben si një trampolinë për hapat e mëtejshëm që do të hedhë në jetë. Ndikimet negative apo pozitive që ka marrë do të ndikojnë në sferën akademike dheprofesionale në të ardhmen.

Gjej rastin t’u bej thirrje prindërve të përkrahni fëmijët me vështirësitë që ata kanë, dhe ti jepni ndihmën e duhur. Mos neglizhoni asnjë sinjal alarmi
duke e krahasuar me fëmijët e tjerë apo duke pritur të vetërregullohet. Ju jeni mbështetja dhe fuqia kryesore e tyre.

Disa nga shenjat dalluese që prindërit mund të vërejnë janë:

Fjalor I reduktuar qe nuk përkon me moshën, fëmija nuk njeh dhe nuk emërton objektet.

Strukturë e kufizuar e fjalisë, fëmija nuk formon fjali bazuar në rregullat e gramatikës dhe morfologjisë.

Fëmija nuk përdor foljet, përemrat apo emrat për të treguar diçka.

Fëmija nuk arrin të bashkojë fjalët për të përshkruar një ngjarje, ose të shpjegojë diçka..

Fëmija has vështirësi në mbajtjen mend të fjalëve.

Fëmija has vështirësi në të lexuar dhe shkruar.

Vështirësi në shprehjen e mendimeve dhe ndjenjave të tij.

Përdorimi I fjalëve jo korrekte qe nuk lidhen me kontekstin.

Këto janë disa nga shenjat që prindërit duhet ti drejtohen logopedistit, apo dhe mjekut neuropediater ose psikiatër infantil. Ndërhyrja e hershme është çelësi i suksesit.

Si të sillemi me një fëmijë me çrregullime komunikimi?

Ka disa hapa që duhet të ndiqen për ti ardhur në ndihmë një fëmije me çrregullime komunikimi.

Flisni me fjali të shkurtra, të thjeshta dhe me një zë shprehës

Vendosni kontaktin me sy, përdorni sa më shumë gjeste dhe ekspresione faciale

Minimizoni shpërqendrimet në ambient pasi konfuzojnë fëmijën

Flisni ngadalë.

Jepini kohë fëmijës për t’u përgjigjur.

Përdorni piktura, imazhe, objekte kur doni t’i tregoni diçka

Vizatoni se bashku me fëmijën duke e kthyer në rutinë pasi nxit krijimtarinë tek fëmija.

Bëni pyetje me po ose jo nga të përgjithshmet tek me specifiket

Kërkojini fëmijës të bëj gjeste, të tregojë me gisht objekte ose piktura, psh ‘’ mund të më
tregosh mua’’ ku është topi ?

Jepi një fjalë dhe kërkoji të formojë fjali.

Të kopjojë numra, shkronja dhe fjalë, etj.

Raste trajtimi me çrregullime komunikimi ka pafund, duke filluar që nga vonesa gjuhësore, belbëzimi, çrregullime artikulimi, etj. Kohëzgjatja dhe trajtimi ndryshon.

Secili rast ka specifikat e tij duke filluar që nga tipi fëmijës, karakteri, përqendrimi, mosha.

Janë shume faktorë që
ndërthuren me njëri-tjetrin dhe ndikojnë në ecurinë e terapisë. E rëndësishme është të ndiqen hapat e duhur, fëmija të motivohet, gjithashtu logopedisti duhet të ketë intuitë dhe durim.

Bebja.com

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.