Të kujdesesh për një fëmijë është diçka tepër e bukur por njëkohësisht edhe e vështirë. Kërkon njohuri në lidhje me gjithçka dhe për këtë arsye nëna duhet të marrë informacion në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me rritjen e fëmijës. Kur vjen puna tek dhënia e ndihmës së parë shpesh tregohemi skeptikë, mendojmë se do të ishte mirë të mos ndërhynim, se nëse do ta bënim mund të shkaktonim një problem tjetër tek fëmija, por jo gjithmonë është kështu.
Në disa raste jeni ju që duhet të jepni ndihmën e parë, në disa situata sekondat janë shumë të rëndësishme, dhe një prej këtyre situatave është pikërisht mbytja e fëmijës.
Kur fëmija mund të mbytet?
Fillimi i ushqyerjes së fëmijës shpesh i terrorizon prindërit pikërisht për shkak të frikës ndaj mbytjes. Por duhet të dini se fëmija mund të futë gjatë gjithë kohës objekte në gojë, duke qënë se kërkon të njohë atë dhe mjafton një moment hutimi që ai objekt të kalojë në fyt.
Për këtë arsye nëna duhet të dijë teknikat anti-mbytje, ku së pari nëna duhet të ruajë qetësinë dhe nuk duhet të hyjë në panik. Fillimisht duhet të përpiqeni të nxirrni objektin nga trupi i fëmijës, dhe më pas të shkoni për vizitë tek mjeku.
Disa këshilla…
Nëse fëmija kollitet dhe qan ju nuk duhet të alarmoheni, por duhet të favorizoni kollitjen në pozicionin që ndodhet. Nëse fëmija shfaq shenjat tipike të mbytjes (mungesë fryme, pamundësi për të qarë, shfaqja e ngjyrën blu në lëkurë), duhet të veproni menjëherë.
Zhvishni fëmijën;
E rrotulloni me barkun poshtë;
I jepni 5 goditje mes shpatullave duke pasur kujdes të mos godisni kokën;
E rrotulloni me barkun sipër;
I bëni 5 shtypje në thoraks, të lehta por të thella duke përdorur 2 gishta.