Është mirë t’i mbani sa më larg takat kur jeni shtatzanë, ose të paktën t’i përdorni vetëm për raste të veçanta.
Gjatë shtatzanisë, trupi juaj liron relaxinën, hormoni që i bën indet të paqëndrueshme. Kjo e bën pelvisin tuaj më fleksibël, gati për lindje, por gjithashtu do të thotë se presioni në nyje mund të shkaktojë dhimbje shpine.
Kur vishni taka, postura juaj ndryshon pak, duke vënë më shumë presion në shpinë, në gjunjë dhe nyjet e kyçit të këmbës.
Nëse vishni taka gjithashtu nuk do të jeni shumë e shkathët në lëvizje, spese do të jetë më e vështirë të ecni.
Enjtja është shumë e zakonshme gjatë shtatzanisë, sidomos në tremujorin e tretë. Kjo do t’i bëjë takat edhe më të papërshtatshme, veçanërisht në ambiente pune, ose diku tjetër ku duhet të ndiheni patjetër komode.
Nëse thjesht nuk mund të jetoni pa takat, atëherë merrni një palë këpucë të sheshta e të rehatshme me vete, që kur të lodheni t’i ndërroni.