Gratë shtatzëna kanë tendenca që të shqetësohen më shpesh gjatë periudhës së shtatzënisë dhe si pasojë e kësaj mund të përjetojnë stres.

Shqetësimet si pesha, dieta, lindja, foshnja e gjidhënia janë disa nga shqetësimet e tyre e që në shumë raste përjetojnë një nivel të stresit.

Për këtë, gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes të shtuar pasi stresi shfaq efekte negative tek foshnja juaj.

Pasojat si pesha e ulët e foshnjes dhe lindja e parakohshme janë si rezultat i stresit të përjetuar.

Për ta shmangur stresin, ju duhet t’i ndiqni më poshtë disa prej formave:

-Relaksohuni

-Bëni një masazh

-Bëni disa ushtrime të lehta

-Merrni frymë thellë

-Bisedoni me dikë dhe ndani shqetësimet e juaja.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.