Foshnjet marrin frymë në barkun e nënës, oksigjeni hyn në qarkullimin e gjakut të saj, duke vazhduar në rrjedhën e placentës dhe transportohet tek foshnja përmes kordonit të kërthizës.
Ky proces ndryshe njihet si qarkullimi i fetusit dhe procesi i tillë mund të përshkruhet kështu:
-Gjaku i oksigjenuar dhe lëndët ushqyese nga nëna, tranferohen përmes placentës dhe kordonit te fetusi;
-Gjaku hyn te fetusi përmes venës së kërthizës dhe lëviz drejt mëlçisë. Kalon përmes një hapje të quajtur ductus venosus;
-Kjo lejon që një sasi e vogël të qëndroj aty, por shumica kalon në venën cava inferiore. Kjo merr gjak në zemrën e fetusit, e cila më pas e pompon atë për në pjesë të tjera të trupit;
-Mushkëritë e fetusit marrin vetëm një sasi të vogël të gjakut, aq sa për të mbajtur indet e shëndetëshme;
-Gjaku, që përmban dioksid të karbonti dhe mbetje, transportohen në arteriet e kërthizës dhe përsëri në placentë;
-Këto të fundit kthehen përsëri në ‘sistemin amë’.
Pra, përmes këtij sistemi, fetusi merr të gjitha lëndët e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e tij.