“Prolaktina, hormoni i prodhuar nga hipofiza e përparme ndihmon në stimulimin e prodhimit të qumështit pas lindjes. Tek gratë simptomat e niveleve të larta të prolaktinës janë cikël i çrregullt ose mungesë menstruacionesh, rrjedhje qumështi nga gjinjtë, infertilitet. Jo gjithmonë rrjedhja e qumështit nga gjiri lidhet me nivelet e larta të prolaktinës.” Kështu shpjegon mjekja endrokinologe Tea Shehu.

Në një intervistë për Bebja.com mjekja tregon se prolaktina ndikon në uljen e dëshirësh seksuale, infertiliteti, të dyja gjinitë mund të përjetojnë

dhimbje koke ose probleme me shikimin nëse ka tumor në hipofizë. Gjithashtu, për shkak të frenimit që prolaktina I bën bushtit seksual mund të haset osteoporozë në të dyja gjinitë.

Intervista e plotë:

1.Çfarë është prolaktina?

Prolaktina është një hormon i prodhuar nga hipofiza e përparme, që ndihmon në stimulimin e prodhimit të qumështit pas lindjes. Ajo ndikon edhe në ciklin menstrual, fertilitetin dhe funksionin seksual.

2. Cilat janë simptomat e niveleve të larta të prolaktinës?

Te gratë: cikël i çrregullt ose mungesë menstruacionesh, rrjedhje qumështi nga gjinjtë, infertilitet. Jo gjithmonë rrjedhja e qumështit nga gjiri lidhet me nivelet e larta të prolaktinës.

Te burrat: ulje e dëshirës seksuale, infertilitet.

Të dyja gjinitë mund të përjetojnë dhimbje koke ose probleme me shikimin nëse ka tumor në hipofizë. Gjithashtu, për shkak të frenimit që prolaktina I bën bushtit seksual mund të haset osteoporozë në të dyja gjinitë.

3. Pse shfaqet? Cilët janë shkaktarët e mundshëm?

Shkaqet më të zakonshme janë:
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Adenoma e hipofizës (prolaktinomat po edhe tumoret e tjera)
Disa medikamente (p.sh. antidepresantë, antipsikotikë)
Hipotiroidizmi
Stresi

4. Cili është trajtimi mjekësor i nevojshëm?

Trajtimi varet nga shkaku:
Për prolaktinomat: zakonisht jepen barna si kabergolina ose bromokriptina dhe varësisht situatës gjykohet ndërhyrja neurokirurgjikale.
Për hipotiroidizëm: terapi me hormone tiroidiene.

5. Një përvojë e shkurtër pacienti:

Një paciente 28-vjeçare erdhi për mungesë menstruacionesh prej 8 muajsh. Analizat treguan prolaktinë shumë të lartë. Pas rezonancës, u diagnostikua me prolaktinomë të vogël. Me trajtim me kabergolinë, cikli u rregullua dhe mbeti shtatzënë pas 10 muajsh.

6. Një mesazh sensibilizues për lexuesit:

Mos i neglizhoni çrregullimet menstruale! Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë çrregullime si hiperprolaktinemia që trajtohen lehtë dhe shmangin komplikacione më serioze.

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2025. All Rights Reserved.