Disa nga shkaqet e mundshme të rënies së flokëve përfshijnë dëmtimin e folikulit të flokut, stresi, trajtimet kimike dhe një shëndet i dobët për shka të tiroideve, anemisë, mungesës së vitaminave dhe predispozicioni gjenetik. Kështu shpjegon Rozana Çela mjeke Dermatologe-Venerologe.
Në një intervistë për Bebja.com Rozana Cela thotë se Konsumimi i disa lëndëve ushqyese në formë suplementi ndihmojnë flokët të qëndrojnë të shëndetshëm. Dhënia e vitaminave për flokë të shëndetshëm duhet bërë pas vlerësimit me analiza nga ana e mjekut të nivelit të vitaminave dhe mineraleve.
Intervista e plotë:
1. Cilat janë disa nga shkaqer e rënies së flokëve tek gratë? Cila është mosha Kur rënia e flokut është më e madhe?
Ka disa shkaqe të mundshme të rënies së flokëve përfshirë:
*dëmtimi i folikulit të flokut
*humbja në peshë në një kohë të shkurtër
*stresi
*trajtimet kimike të flokut
*trajtimet medikamentose si kimioterapia
*një gjendje shëndetësore jo normale (tiroidja, anemia, deficenca e vitaminave)
*ndryshimet hormonale (shtatzënia, menopauza)
*predisposizioni gjenetik etj.
Mosha kur rënia e flokut bëhet më e shprehur është gjatë menopauzës 45-55 vjeçe për shkak të imbalancës hormonale nga reduktim i prodhimit të estrogeneve dhe progresteronit të cilat mund të prishin përkohësisht jetën e ciklit të flokëve.
2.Dr. Rozana, rënia e flokëve a mund të jetë një shenjë treguese e një sëmundje? Kryesisht me çfarë sëmundje lidhet?
Rënia e flokut lidhet me sëmundje të ndryshme si:
*sëmundjet e tiroides, infeksionet e scalpit të kokës, psoriazi i skalpit, medikamentet si kimioterapia etj.
3. Cili është roli I një diete të shëndetshme ushqimore? Çrregullimi I të ngrënit çfarë ndikimi ka?
Mungesa e mikronutrienteve siç janë hekuri, vit D, zinku etj shkaktojnë mosushqyerjen e flokut dhe rënien e tij.
4. Që lexueset ta kuptojnë më thjeshtë, cilat janë vitaminat që duhen patjetër për flokë të shëndetshëm?
Konsumimi i disa lëndëve ushqyese në formë suplementi ndihmojnë flokët të qëndrojnë të shëndetshëm. Dhënia e vitaminave për flokë të shëndetshëm duhet bërë pas vlerësimit me analiza nga ana e mjekut të nivelit të vitaminave dhe mineraleve. Së pari duhet vlerësuar shkaku i rënies së flokut nëse është i lidhur me një gjendje mjekësore ose mungesa e mikroelementeve. Vitaminat dhe minerale specifike që ndihmojnë në shëndetin e flokëve janë: vit. A, b2, b3, b12,, c, d, e, hekuri dhe zinku.
5. Rënia e flokut gjatë dhe pas shtatzanisë është I përkohshëm? Çfarë ndodh? Si mund të minimizohet?
Renia e flokut ndodh pas shtatzënisë 3 muaj pas linjës. Rrija e hormoneve gjatë shtatzënisë pengon rënien e flokëve. Pas lindjes hormonet kthehen në nivele normale që lejon flokët të kthehen në ciklin normale. Kjo rënie është e përkohshme dhe kthehet në normale brenda 6-12 muaj.
Mjekimi bëhet duke vlerësuar rënien e flokut. Nëse lidhet rënia me ndonjë sëmundje bëhet Mjekimi i sëmundjes. Nëse është e lidhur me medikamentet që merr, ndërpriten ato për disa muaj. Mjekimet për rënien e flokut përfshijnë që nga suplemente që përmbajnë biotinë, hekuri, zink, colagjen etj.. Deri te medikamentet me recetë mjeku si minoxidil lotion e tb, finasterid dhe corticosteroid E.
* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.