Futbollisti profesionist Valentino Murataj thotë se prindërit duhet ti afrojnë fëmijët me sportin sepse kështu mund t’iu lindë pasioni që të hedhin hapat e parë.

Në një intervistë për Bebja.com Valentino Murataj shpjegon se mosha e duhur që një fëmijë duhet të ketë për tu regjistruar në kurs futbolli është 8-10 vjeç.

Intervista e plotë:

1. Kur prindërit duhet ti regjistrojnë fëmijët në kurse futbollin? Cila është mosha e duhur?

Prindërit duhet të kujdesen që fëmijët të jenë sa më afër sportit që në moshën e vogël sepse aty fillon dhe pasioni për çfarëdo sporti që ata dëshirojnë për fëmijët e tyre. Mosha e duhur është rreth 8-10 vjeç që ata të ambientohen tamam dhe në grup shokësh dhe të fillojnë hapat e parë.

2. Valentino ju keni një karrierë të gjatë si futbollist profesionist. Prindërit dhe fëmijët inkurajohen Kur lexojnë sesi futbollistët kanë nisur futbollin. Mund të na tregoni SI e filluat futbollin?

Futbolli dhe çfarëdo sporti kërkon përkushtimin e vet dhe punën e pa lodhur dhe suksesi do të vijë. Unë e kam nisur futbollin në shkolla në ambientet e lagjes ku banoja sa më shumë aktivitet në moshën e vogël aq më shumë shanse ka fëmija të bëhet një sportist, prindërit duhet t’i afrojnë sa më shumë afër sporteve.

3. Në ditët e sotme fëmijë kalojnë shumë orë para celularit, nuk bëjnë aktivitete fizike, çfarë përfitimi sjell futbolli tek fëmijët?
Futbolli sjell përfitim, si mund të bashkëpunosh në grup, përveç benefiteve fizike të largon nga shumë gjëra që prindërit nuk do të duan që fëmijët e tyre të kalojnë shumë kohë në pajisjet elektronike. Kur fëmijët janë në grup ata shtyhen nga njëri-tjetri që të bëhen sa më të suksesshëm në futboll.

4. Të lutemi edhe një mesazh për prindërit!

Prindërit në radhë të parë, duhet t’i lënë sa me të lirshëm në zgjedhjet e tyre fëmijët, dhe me kujdes ti shtyjnë në ambientet sportive, sa më shumë qoftë futboll apo sport tjetër sepse i ndihmon dhe në shëndet dhe në sjellje në grup sporti të edukon ka specifikat e veta të edukatës sportive është shumë e rëndësishme kjo në futboll.

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.