Aknet përfshijnë Pikat e zeza (komedonet e hapura) të cilat duken të zeza për shkak të oksidimit të sebumit dhe qelizave të vdekura.

Pikat e bardha (komedonet e mbyllura)

Puçrrat nodulat që janë lezione të mëdha të forta, të dhimbshme që ndodhin në sipërfaqe të lëkurës. Kështu shpjegon mjekja Vojsava Karafili.

Në një intervistë për Bebja.com Vojsava Karafili thotë se Aknet përfshijnë kryesisht adoleshentët me incidencen më të lartë e kanë midis moshës 12-24 vjeç që përkon me pubertetin. Aknet nuk janë të kufizuara vetëm në adoleshencë por shfaqen dhe tek të rriturit (ku preken kryesisht gratë, lidhen me shtatzëninë, ciklin menstrual dhe stresin).

Aknet te të rriturit janë më të zakonshme në moshën 30-40 vjeç por mund te ndodhin dhe në dekadat e mëvonshme të jetës.

* Produktet kozmetike

Po- shkaktojnë dhe njihen si akne kozmetike.

Kjo ndodhe kur produktet e kujdesit të lëkurës bllokojnë poret e lëkurës.

Parandalimi i akneve kërkon një kombinim të kujdesit të mirë ndaj lëkurës dhe një stil jetese të shëndetshme.
* Pastrim i rregullt

* Shmangia e prekjes së lëkurës

* Përdorimi i produkteve jo-komedogjenike

* Hidratimi i lëkurës.

Intervista e plotë:

1.Dr. Vojsava çfarë janë aknet? Pse shfaqen?

Aknet janë një gjendje kronike e lëkurës që ndodhë kur folikulat e qimeve bllokohen nga sebumi (yndyrat dhe qelizat e vdekura të lëkurës).

Aknet përfshijnë Pikat e zeza (komedonet e hapura) të cilat duken të zeza për shkak të oksidimit të sebumit dhe qelizave të vdekura.

Pikat e bardha (komedonet e mbyllura)

Puçrrat nodulat që janë lezione të mëdha të forta, të dhimbshme që ndodhin në sipërfaqe të lëkurës.

Cistet lezione të mëdha të dukshme me qelbë që ndodhin nën sipërfaqe të lëkurës që mund të lejnë dhe shenja.

Për shkak të kombinimit të disa faktorëve

Prodhimi i tepërt i yndyrës (sebumi)

Bllokimi i poreve

Bakteret

Ndryshimet hormonale

Faktorët gjenetike

Dietat

Produktet kozmetike

Stresi.

2.Cila është mosha më e prekur nga problemi i akneve? Kremrat dhe pudrat a mund të shkaktojnë aknet?

Aknet përfshijnë kryesisht adoleshentët me incidencen më të lartë e kanë midis moshës 12-24 vjeç që përkon me pubertetin. Aknet nuk janë të kufizuara vetëm në adoleshencë por shfaqen dhe tek të rriturit (ku preken kryesisht gratë, lidhen me shtatzëninë, ciklin menstrual dhe stresin).

Aknet te të rriturit janë më të zakonshme në moshën 30-40 vjeç por mund te ndodhin dhe në dekadat e mëvonshme të jetës.

* Produktet kozmetike

Po- shkaktojnë dhe njihen si akne kozmetike.

Kjo ndodhe kur produktet e kujdesit të lëkurës bllokojnë poret e lëkurës.

Parandalimi i akneve kërkon një kombinim të kujdesit të mirë ndaj lëkurës dhe një stil jetese të shëndetshme.

* Pastrim i rregullt

* Shmangia e prekjes së lëkurës

* Përdorimi i produkteve jo-komedogjenike

* Hidratimi i lëkurës

* Kujdesi për flokët (ku duhet të shmangen produktet për flokët të cilat përmbajnë vaj dhe silikon) pasi kur bien në kontakt me lëkurën shkaktojnë bllokimin e poreve.

3-Si mund të parandalohet? Kur duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut?

Parandalimi i akneve kërkon një kombinim të kujdesit të mire ndaj lëkurës dhe një stil jetese të shëndetshme.

-Pastrim i rregullt

– Shmangia e prekjes së lëkurës

– Përdorimi i produkteve jo-komedogjenike

– Hidratimi i lëkurës

– Kujdesi për flokët (ku duhet të shmangen produktet për flokët të cilat përmbajnë vaj dhe silikon) pasi kur bien në kontakt me lëkurën shkaktojnë bllokimin e poreve.

– Dietë e shëndetshme

– Reduktim i stresit

– Të shmangen mjetet në përdorime të përbashkët si janë furçat e makeup,
Përdorimi i kremit mbrojtës ndaj diellit (SPF).

– Ndihma e mjekut

– Nëse aknet janë të rënda e të përhapura, trajtimet në kushte shtëpie nuk janë të efektshme.
– Aknet shkaktojnë dhimbje, inflamacion, shenja të infeksionit. Shenja të dëmtimit të lëkurës (cikatrice)
– Kur aknet ndikojnë në vetëvlerësim dhe në shëndetin mendor.

4. Si trajtohen aknet në klinikën ku ju punoni?

– Në kliniken tonë aknet trajtohen me medikamente
– Trajtime procedurale si peeling kimik ose ekstraktimi i komedoneve
– Trajtime hormonale si kontraceptivet oral ose antiandrogjenet.
– Kujdesi profesional i lëkurës nëpërmjet konsultave të rregullta dermatologjike.

5. Cila është diagnoza?

– Diagnoza e akneve bazohet ne shqyrtimin e simptomave dhe në ekzaminimin fizik të lëkurës.
– Mjeku merr parasysh këto aspekte për të diagnostikuar aknet:

– Historia mjekësore dhe simptomat

– Ekzaminimi fizik

– Analiza laboratorike

– Përjashtimi i kushteve të tjera të lëkures që mund të duken si akne (rozacea, dermatiti, infeksione bakteriale).

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.