Anemia është komplikacioni më i shpeshtë në shtatzëni, ndodh gati në 40% të rasteve. Anemia është ulja e numrit të rruazave të kuqe të gjakut, hemoglobinës dhe hematokritit. Shkaqet kryesore të anemisë gjatë shtatzënisë
janë:

-anemia fiziologjike e shtatzënisë (diluimi i gjakut si pasojë e shtimit të sasisë së plazmës në shtatzëni)
-Mungesa e hekurit në organizëm vjen si pasojë e humbjes së mëparshme të hekurit nga menstruacionet, rritja e kërkesës për hekur gjatë shtatzënisë dhe mosplotësimi i nevojave ditore me hekur nëpërmjet dietës ushqimore.

Kështu shpjegon Resmije Tozharaku, mjeke hematologe në spitalin “Hygeia” në Tiranë.

Në një intervistë për Bebja.com mjekja thotë se mungesa e hekurit në organizëm vjen si pasojë e humbjes së mëparshme të hekurit nga menstruacionet, rritja e kërkesës për hekur gjatë shtatzënisë dhe mosplotësimi i nevojave ditore me hekur nëpërmjet dietës ushqimore.

Intervista e plotë:

1-Cfarë e shkakton aneminë gjatë shtatzënisë?

Anemia është komplikacioni më i shpeshtë në shtatzëni, ndodh gati në 40% të rasteve. Anemia është ulja e numrit të rruazave të kuqe të gjakut, hemoglobinës dhe hematokritit. Shkaqet kryesore të anemisë gjatë shtatzënisë
janë:

-anemia fiziologjike e shtatzënisë (diluimi i gjakut si pasojë e shtimit të sasisë së plazmës në shtatzëni)
-Mungesa e hekurit në organizëm vjen si pasojë e humbjes së mëparshme të hekurit nga menstruacionet, rritja e kërkesës për hekur gjatë shtatzënisë dhe mosplotësimi i nevojave ditore me hekur nëpërmjet dietës ushqimore.
-më rrallë anemia ndodh si pasoje e mungesës së folateve, vitaminës B12, sëmundje të lindura të eritrocitit dhe hemoglobinës, hipotiroidizmi etj.

2-Cilat janë simptomat e anemisë gjatë shtatzënisë? Si mund të parandalohet ?

Simptomat kryesore të anemisë janë lodhje e tepër, këputje trupi, përgjumje e shtuar, dhimbje koke, zhurma në vesh, zbehje e lëkurës, rënie e flokëve, thonjtë të dobët që thyhen lehtë, irritabilitet emocional. Anemia mund të parandalohet nëpërmjet vizitës dhe ekzaminimeve laboratorike që kryhen që në konfirmimin e shtatzënisë.

Mjekimi me preparate të hekurit duhet të fillohet sa më parë nëse konfirmohet ferrodeficienca.

Shpesh shtatzënat nuk e marrin mjekimin siç duhet për shkak të shqetësimeve gastrointestinale që jep mjekimi me hekur, por nëse kërkohet ndihma e mjekut këto pengesa në marrjen e hekurit evitohen. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërpritet mjekimi me hekur.

3- Si ndikon anemia e nënës te bebi? A shkakton abort ose fëmijë me atrofi?

Anemia e nënës nuk mund të shkaktojë abort sepse fetusi vazhdon të marr nga nëna e tij çdo element që i duhet për të mbijetuar duke e theksuar edhe më shumë aneminë e saj. Ajo që mund të shkaktojë anemia e theksuar te nena është lindje e bebit me peshe të vogël, apo lindje e parakohshme e tij.

4-Cilat ushqime rekomandoni për gratë shtatzëna që kanë probleme me aneminë?

Gratë shtatzëna patjetër që duhet të bëjnë një dietë të mirë ushqimore të pasur me vitamina, proteina dhe hekur. Ushqimet të cilat përmbajnë sasinë më të madhe të hekurit janë: mishi i kuq (për çdo 100g mish të kuq ne marrim 3 miligramë hekur), fasulet, thjerrëzat, ushqimet e detit si salmoni, sardelet dhe peshku ton, frutat e thata.

5-Shpesh herë nënat i drejtohen farmacive për të marr suplemente të hekurit. Çfarë këshille do të jepni në këto raste?
Suplementet e hekurit në farmaci janë pafund. Shumica e tyre përdoren si shtesë ushqimore e përditshme dhe jo me gëllim terapeutik. Ju lutem kjo është shumë e rëndësishme: duhet patjetër që produkti që merrni në farmaci të ketë sasinë e duhur të hekurit (për gëllime terapeutike rekomandohen 200mg në ditë hekur). Nuk duhet të marrim mjekime në farmaci pa rekomandimin e mjekut sidomos në shtatzëni qofshin ato edhe Suplemente.

6-Po anemia pas shtatzënisë ?

Nëna gjatë lindjes mund të humbas gjak dhe me gjakun humbet edhe hekuri. Gjithashtu edhe periudha e laktacionit rrit kërkesat e organizmit për hekur për pasojë lehonat mund të bëjnë anemi. Mjekimi me preparate të hekurit duhet vazhduar edhe dy muaj pas lindjes (në varësi edhe të ekzaminimeve laboratorike të nënës). Që të kujdesemi siç duhet për bebin e porsalindur duhet që nëna të jetë e Shëndetshme.

 

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.