Çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD), është një çrregullim neurologjik dhe zhvillimor që ndikon në mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me të tjerët, komunikojnë, mësojnë dhe sillen. Kështu shpjegon psikologe Florika Sulejmani.
Në një intervistë për Bebja.com Florika Sulejmani thotë se çrregullim i spektrit të autizmit, zakonisht shfaqet gjatë tre viteve të para të jetës, dhe përfshin një spektër të gjerë sjelljesh. Autizmi karakterizohen nga probleme në tre fushat kryesore siç janë në komunikim, sjellje dhe ndërveprimin social. Autizmi karakterizohen nga probleme në tre fushat kryesore siç janë në komunikim, sjellje dhe ndërveprimin social.
.Komunikimi gjuhësor ose trupor:
•Vështirësi në zhvillimin e bisedës
•Vështirësi në të kuptuarit e sarkazmës ose idiomave
•Nuk shfaq dashuri përmes trupit (puthje, përkëdhelje, përqafime)
•Vështirësi me komunikimin joverbal, të tilla si: Probleme në mbajtjen e kontaktit me sy ose leximin e gjuhës së trupit.
Intervista e plotë:
- Çfarë e shkakton Autizmin?
Studiuesit ende nuk i kanë gjetur shkaqet kryesore të autizmit. Mirëpo studimet tregojnë se gjenet e një personi, mund të veprojnë së bashku me aspekte të mjedisit, të cilat ndikojnë në zhvillim, dhe çojnë në çrregullimin e spektrit të autizmit.
Ekzistojnë disa faktorë që dyshohet se ndikojnë në autizëm, ku përfshihen:
•Të pasurit motrën, vëllain ose një të afërmin me autizëm;
•Prindër në moshë të vjetër;
•Mutacionet gjenetike;
•Pesha e ulët e lindjes:
•Disa medikamente, të tilla si acidi valproik dhe thalidomidi, kur merren gjatë shtatzënisë, janë lidhur gjithashtu me një rrezik më të lartë të autizmit.
2. Si ta kuptojmë që një fëmijë ka çrregullime të spektrit të autizmit? Cilat janë simptomat?
Çrregullim i spektrit të autizmit, zakonisht shfaqet gjatë tre viteve të para të jetës, dhe përfshin një spektër të gjerë sjelljesh. Autizmi karakterizohen nga probleme në tre fushat kryesore siç janë në komunikim, sjellje dhe ndërveprimin social.
1.Komunikimi gjuhësor ose trupor:
•Vështirësi në zhvillimin e bisedës
•Vështirësi në të kuptuarit e sarkazmës ose idiomave
•Nuk shfaq dashuri përmes trupit (puthje, përkëdhelje, përqafime)
•Vështirësi me komunikimin joverbal, të tilla si: Probleme në mbajtjen e kontaktit me sy ose leximin e gjuhës së trupit.
2. Ndërveprimi social:
•Qëndron i veçuar, i tërhequr nga fëmijët e tjerë
•Vështirësi në krijimin e miqve
•Preferon të luaj vetëm
•Nuk shfaq interes për të ndërvepruar ose biseduar me të tjerët
•Nuk ndjek me sy apo të dëgjoj njerëzit që flasin
3. Sjellje ose interesa të përsëritura:
•Lëvizje të përsëritura (si përplasja duarve, tundja, rrotullimi)
•Ndjek rutinë strikte
•Nuk pëlqen ndryshimin e rutinës
•Ka shumë pak interes për njerëz, objekte apo aktivitete
•Interesa ose preokupime të fiksuara
3. Florika cilat janë llojet e ndryshme të spektrit të autizmit tek fëmijët?
Ekzistojnë pesë lloje të autizmit:
•Sindroma Asperger që njihet si niveli 1
i çrregullimit i spektrit të autizmit.
Të rinjtë me sindromën Asperger, ka aftësi të forta verbale dhe të performojnë mirë në shkollë, por ata kanë vështirësi në lidhjen shoqërore me të tjerët. Pra ata kanë inteligjencë mbi mesataren dhe aftësi të forta verbale, por kanë vështirësi në komunikimin social.
Simptomat: Jofleksibilitet në mendime dhe sjellje, pamundësia për të shprehur ndjenjat gjatë të folurit ose për të ndryshuar zërin e tyre për t’iu përshtatur mjedisit, vështirësi në bashkëveprim me bashkëmoshatarët në shkollë ose në shtëpi.
•Sindroma Rett është një çrregullim i rrallë neurozhvillues që vërehet në foshnjëri.
Sindroma Rett paraqet sfida që prekin pothuajse çdo aspekt të jetës së një fëmije. Mirëpo, fëmija juaj ende mund të gëzojë dhe të jetojë një jetë të plotë me kujdesin e duhur. Kaloni kohë familjare së bashku, dhe të ofroni mbështetje për ta lejuar fëmijën të bëjë atë që i pëlqen.
Simptomat: probleme me koordinimin; vështirësitë me komunikimin dhe të folurit, vështirësi në frymëmarrje në disa raste, probleme me gjumin, lëvizjet e pavullnetshme të duarve.
•Sindroma Kanner ku përshkruhet si një çrregullim klasik autik. Këta individ duken të zgjuar dhe të vëmendshëm.
Sinpromat: Pamundësia për të krijuar lidhje emocionale me njerëzit, fjalimi i pakontrolluar, një nivel i lartë i kujtesës dhe të mësuarit përmendësh, obsesion në lëvizjen e objekteve.
•Çrregullimin e përhapur të zhvillimit – nuk specifikohet ndryshe (PDD-NOS). është një lloj i butë i autizmit që paraqet një sërë simptomash. Simptomat më të zakonshme, janë sfidat në zhvillimin social dhe gjuhësor. Kur një fëmijë me vështirësi në të mësuar, dhe në sjellje, nuk i plotëson të gjitha kriteret diagnostikuese për një kategori të caktuar të autizmit, atëherë diagnoza e vendosur do të jetë PDD-NOS.
Simptomat: Vonesa në zhvillimin e gjuhës, zhvillimi jo i duhur i aftësive të tilla si motorike, shqisore, organizative vizuale-hapësinore, njohëse, sociale, akademike dhe të sjelljes, veprime të vazhdueshme dhe të përsëritura si hapja dhe mbyllja e dyerve në mënyrë të përsëritur.
•Çrregullimi disintegrativ i fëmijërisë. Në CDD, fëmija do të ketë zhvillim normal deri në kohën kur fillon çrregullimi, dhe regresionet papritmas fillojnë të ndodhin në më shumë se dy aspekte të zhvillimit të jetës së tyre.
Fëmija mund të humbasë disa nga aftësitë e fituara të mëposhtme: Aftësitë motorike,aftësitë e lojës, aftësitë sociale dhe të vetë-kujdesit, aftësi shprehëse gjuhësore.
4. Si trajtohet?
Aktualisht nuk ka një trajtim standard për çrregullimin e spektrit të autizmit, mirëpo nga trajtimi (terapit) ata përfitojnë. Terapitë i ndihmojnë në minimizimin e simptomave dhe maksimizimin e aftësive. Në disa raste, trajtimi mund të zvogëlojë shumë simptomat, dhe të ndihmojë njerëzit me autizëm me aktivitetet e përditshme. Trajtohet me terapi si:
Terapia ABA: ku ka për qëllim, të rriten sjelljet që janë të dobishme, dhe të zvogëlohen sjelljet që janë të dëmshme ose ndikojnë në të mësuarit.
Terapia e sjelljes dhe komunikimit: Këto programe, edukojnë fëmijët se si të sillen, dhe përmirësojnë aftësitë e komunikimit. Një sistem stimulimi i bazuar në shpërblim (analiza e sjelljes së aplikuar) mund të përmirësojë aftësitë e të mësuarit dhe t’i zbatojë këto aftësi në mjedise të ndryshme.
Terapia edukative: Programet arsimore të organizuara shumë, mund të përmirësojnë aftësitë sociale, komunikimin dhe sjelljen.
Terapia familjare: Anëtarët e familjes këshillohen të marrin një iniciativë për të bashkëvepruar me fëmijët dhe për t’u mësuar atyre aftësitë sociale, disiplinën, jetën e përditshme dhe komunikimin.
5.Cili është roli I terapisë ? Cili është roli I ndërhyrjes së hershme?
Shumë individ me çrregullim të spektrit të autizmit përfitojnë nga terapia. Individët e të gjitha moshave, në të gjitha nivelet e aftësisë, shpesh mund të përmirësohen pas ndërhyrjeve të aplikuara mirë. Fal terapisë ata minimizojnë simptomat dhe maksimizojnë aftësitë.
Mirëpo ndërhyrja e hershme për autizmin është shumë e rëndësishme. Ajo nënkupton ofrimin e shërbimeve terapeutike për një fëmijë me autizëm, zakonisht duke filluar që në moshën dy ose tre vjeç. Gjatë këtyre viteve të hershme, truri është ende duke u zhvilluar me shpejtësi, prandaj ndërhyrja e hershme është çelësi për zhvillimin dhe funksionimin e fëmijës më vonë në jetë. Ndërhyrja e hershme mund të trajtojë të folurit dhe komunikimin, aftësitë sociale, aftësitë motorike, kujdesi për veten, pavarësinë dhe shumë të tjera.
6.Çfarë përfshihet në një terapi?
Terapia ABA, është projektuar posaçërisht për individët me autizëm, dhe konsiderohet e suksesshme në trajtimin e autizmit, pasi trajton një gamë të gjerë aftësish, nga komunikimi dhe socializimi deri te reduktimi i sjelljeve sfiduese. ABA përdor qasje të drejtuara nga të dhënat, për të mësuar aftësi të reja, dhe për të reduktuar sjelljet problematike, gjë që e bën atë shumë të individualizuar. Programet e terapisë ABA, janë shumë të individualizuara, duke u fokusuar në qëllimet dhe nevojat specifike të çdo personi me autizëm. Terapia ABA, mund të përshtatet për të përmbushur nevojat e çdo personi unik. Ajo ofrohet në shumë vende të ndryshme – në shtëpi, në shkollë dhe në komunitet.
Përforcimi pozitiv, është një nga strategjitë kryesore të përdorura në ABA. Kur një sjellje pasohet nga diçka që vlerësohet (një shpërblim), një person ka më shumë gjasa ta përsërisë atë sjellje. Pra në momentet që personi përdor sjelljen ose aftësinë me sukses, ai merr një shpërblim. Shpërblime si: lavdërimin, një lodër, ushqimin e preferuar ose libër etj. Shpërblimet pozitive inkurajojnë personin që të vazhdojë të përdorë aftësinë. Me kalimin e kohës, kjo çon në ndryshim kuptimplotë të sjelljes. Pra në këtë mënyrë, inkurajohet ndryshimi pozitiv i sjelljes.
* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.