Trajtimi i belbëzimit

Mënyra e trajtimit të belbëzimit varet nga mosha e belbëzuesit dhe ka veçoritë e veta për çdo belbëzues, pasi nuk ndërhyhet mbi mbajtjen e gojës si fenomen por mbi vetë personin belbëzues.

Meqenëse belbëzimin e kemi krahasuar gjithmonë me një ajsberg, mund të themi që ndërhyrjet në pjesën që duket, tek mënyra si flet në rastin tonë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse shtojnë akoma më shumë të mbajturin e gojës. Në të kundërt, ndërhyrjet, poshtë ajsbergut, pra në mënyrën e komunikimit dhe të sjelljes, ulin ndjeshëm belbëzimin dhe janë premisat e para për një eliminim të tij.

Mënyra e gjykimit, shpesh e pranuar nga shumë njerëz, se për të përmirësuar komunikimin, duhet përmirësuar së pari të folurit, është iluzion. Komunikimi përmirëson të folurin, megjithëse ky i fundit është mënyra më e mirë për transmetimin e tij. Eksperiencat kanë treguar se duke u munduar të përmirësosh të folurin e belbëzuesit nuk bën gjë tjetër veçse i shtyn ata më tepër në krahët e belbëzimit. Ju kujtohen ustallarët e komunikimit? I pari pra është ai që merret me të folurin dhe që s’ka nevojë për ndërhyrje. Ndërsa po përsëri, eksperiencat e punës me belbëzuesin tregojnë qartë se ndërhyrjet në komunikim, domethënë në atë që duam të  themi, brendinë e saj, mjetet shprehëse që na ndihmojnë ta bëjmë këtë, kujt ia themi, si reagon ai etj, ulin ndjeshëm mbajtjen e gojës. Kujtojmë ustain e dytë,  babaxhan siç është, pranon vëzhgimin dhe këshillat tona së bashku me të tretin. Përsosmëria dhe kombinimi i tyre, siç e kemi thënë është i përhershëm. I pari është si i kurdisur, i telekomanduar nga këta të dy dhe t’i japësh një komandë tjetër sigurisht që do ta çoroditësh.

Trajtimi i belbëzimit, në vende të ndryshme, ka veçanti që e dallojnë nga njëri-tjetri, sidomos për moshat e rritura por qëllimi i tyre ngelet i njëjtë:

-Mbështetje për personin që belbëzon dhe rrethin e tij. Sqarimi i personit se çfarë është belbëzimi, si dhe pse disa njerëz belbëzojnë, disa jo, pra në fund të fundit t’i tregosh që belbëzimi nuk është mister. Ai nuk është sëmundje. Jetohet edhe me të, rëndësi ka të komunikosh.

Belbëzimi zakonisht fillon nga mosha 2 deri në 6 vjeç. Shumë fëmijë kalojnë nëpër periudha normale mosfunksionimi që zgjasin më pak se 6 muaj. Belbëzimi që zgjat më shumë se kjo periudhe mund të ketë nevojë për trajtim.

Belbëzimi zakonisht fillon nga mosha 2 deri në 6 vjeç. Shumë fëmijë kalojnë nëpër periudha normale mosfunksionimi që zgjasin më pak se 6 muaj. Belbëzimi që zgjat më shumë se kjo periudhe mund të ketë nevojë për trajtim.

*Zyla Musliu është logopedë në Kosovë, mund ta kontaktoni në Instagram, Facebook dhe cel: +38345663774

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2025. All Rights Reserved.