Një urim shkon për të gjithë nënat të cilat do të lindin së shpejti. Bërja gati e çantës tuaj të maternitetit bëhet gati në muajin e tetë të shtatzënisë.
Asnjëherë, nuk duhet lënë për në fund, pasi në muajin e nëntë të nuk do të arrini ti merrni të gjitha me vete.
Për bebin:
• Në valixhen tuaj, duhet të ketë një qese, e cila përmban veshje pambuku, çorape, kanatjere, badi me mëngë të gjata, kapuç dhe doreza.
• 1 batanije sipas stinës (në dimër këshillohet e trashë, ndërsa në verë batanije e hollë).
• 1 pako me bebelina
• Letra të lagura (pa përmbajtje alkooli)
• Krem për bebe ( për të evidentuar skuqjen)
• 1 biberon për ushqyerjen e bebit
• 1 kuti me qumësht formule (pasi nëna në orët e para nuk mund ti ketë ardhur qumështi).
Për nënën:
1 pako me pampersa, pasi do të ketë menstruacionet pas lindjes (Lohjet)
2 këmisha pambuku, me hapje në pjesën e përparme në mënyrë që të ketë më të lehtë ushqyerjen me gji.
3. Mbathje njëpërdorimshme, të mëdhaja në mënyrë mos të prekë pjesën e kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikalë (nënat të cilat kanë kryer lindje Sexio cezarea).
4. Koka silikoni për nënat të cilat nuk e kanë kokën e thithit të nxjerrë.
5. Një triko me kopsa për periudhën vjeshtë/dimër.
6. Çorape dhe Reçipeta
7. Pompa e gjirit, e cila bën të mundur daljen e qumështit në raste kur bebi nuk arrin të thithë, ose në rastet kur nëna ka qumësht të tepërt, apo dhe fryrje të gjirit.
* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.