Infeksioni dentar është një inflamacion i pulpës dhe indeve rreth dhëmbëve i shoqëruar me ngarkesë bakteriale.

Klinikisht disa nga shenjat dalluese janë dhimbje në kafshim, enjteje e zonës së prekur dhe krijimi i fistulave në gingive përreth dhëmbit të infektuar, lëvizshmëri dhembi, shije e keqe në gojë, gjakosje e gingivave. Kështu shpjegon mjekja stomatologe Marinela Ziu.

Në një intervistë për Bebja.com Marinela Ziu tregon se infeksionet dentare lindin si pasoje e infiltrimeve bakteriale që mund të kalojnë nga një dhemb i prishur, dhemb i thyer, mbushje e thyer e dhëmbit, dhemb i trajtuar, dhemb i traumatizuar në pulpën e dhëmbit dhe nga këtu bakteria shpërndahet nëpërmjet  rrënjës së dhëmbit në indet mbështetëse rreth dhëmbit.

Stomatologia shton se infeksionet e rënda në indet e gojës mund të shkaktojnë infeksione më të mëdha se vetëm lokale dhe heqja e dhëmbit është më e pakta. Indet e organizmit lidhen me njeri tjetrin në një sistem. Nëse një infeksion dentar nuk kurohet në kohë mund të shpërndahet në pjesë të tjera të organizmit duke dhënë komplikacione serioze.

Intervista e plotë

Dr. Marinela për tua bërë më të thjeshtë lexuesve, duam të kuptojmë çfarë është një infeksion dentar? Cilat janë shenjat dalluese?

Infeksioni dentar është një inflamacion i pulpës dhe indeve rreth dhëmbëve i shoqëruar me ngarkesë bakteriale.

Klinikisht disa nga shenjat dalluese janë dhimbje në kafshim, enjteje e zonës së prekur dhe krijimi i fistulave në gingive përreth dhëmbit të infektuar, lëvizshmëri dhembi, shije e keqe në gojë, gjakosje e gingivave.

2. Çfarë e shkakton dhe si mund të parandalohet?

Infeksionet dentare lindin si pasoje e infiltrimeve bakteriale që mund të kalojnë nga një dhemb i prishur, dhemb i thyer, mbushje e thyer e dhëmbit, dhemb i trajtuar, dhemb i traumatizuar në pulpën e dhëmbit dhe nga këtu bakteria shpërndahet nëpërmjet rrënjës së dhëmbit në indet mbështetëse rreth dhëmbit.

Ndërsa shkaktar për nxitjen e infeksioneve në indet që rrethojnë dhembin janë higjiena e keqe ose e gabuar, duhani, sëmundjet endokrine, ndryshimet hormonale dhe gjenetika.

Kontrollet rutine te mjeku stomatolog janë ato që na mundësojnë diagnostikimin në kohë që këto infeksione mos të avancojnë dhe të bëhen më të rënda.

3.Sa lloje infeksionesh dentare ka?

Janë tre lloje infeksionesh dentare: infeksionet gingivare pra që prekin mishrat e dhëmbëve, infeksione periodontale të cilat prekin indin e parodontit i cili është indi që mban që dhembin në vend dhe infeksionet periapikale që prekin majën e rrënjës dhe kockën.

4. Kur duhet ti drejtohen mjekut stomatolog?

Kontrollet rutinë te mjeku stomatolog duhet të bëhen një herë në gjashtë muaj. Ne mjeket kemi një shprehje që e themi shpesh: “nëse të fillon dhimbja atëherë situata ka agravuar”. Kështu që është më mirë dhe më e lehte ti parandalojmë sesa ti kurojmë këto infeksione.

5. Infeksionet e thella mund të shkaktojnë dëmtimin e rëndë të dhëmbëve ose duke mos mbetur zgjidhje tjetër përveçse t’ia hiqni dhëmbin pacientit?

Infeksionet e rënda në indet e gojës mund të shkaktojnë infeksione më të mëdha se vetëm lokale dhe heqja e dhëmbit është më e pakta. Indet e organizmit lidhen me njeri tjetrin në një sistem. Nëse një infeksion dentar nuk kurohet në kohë mund të shpërndahet në pjesë të tjera të organizmit duke dhënë komplikacione serioze.

6. Të lutemi disa këshilla për lexuesit si të kujdesen për shëndetin oral?

Një shëndet i mirë oral ju ndihmon të shijoni jetën tuaj. Ju lejon të flisni qartë; shijoni, përtypni dhe gëlltisni ushqime të shijshme dhe ushqyese dhe të buzëqeshni me më shume konfidence.

Nëse e mbroni shëndetin tuaj oral me praktika të mira të higjienës orale (larje me furçë dhe fill ), shanset janë në favorin tuaj që të mund t’i mbani dhëmbët tuaj për gjithë jetën.

Lajini dhembet dy herë në ditë dhe përdorni furça me fije të buta pa ushtruar shumë forcë në larje. Mos harroni të lani gjuhën!

Beni kontrollet çdo gjashtë muaj te mjeku juaj stomatolog për të parandaluar. Nqs jeni një person me risk të lartë për karies dentar apo sëmundjeve parodontale atëherë duhet të bëni kontrolle më të shpeshta te mjeku. Të parandalosh ju kushton më lirë sesa trajtimi!

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.