Paraliza faciale është humbje e lëvizjes së muskujve të fytyrës vetëm në njërën anë, dhe shkaktohet nga dëmtimi i fijeve nervore faciale, i cili ky nerv inervon muskujt e fytyrës (muskujt e ballit, kapakëve të syve, faqeve, buzëve).

Kështu shpjegon fizioterapistja Leonida Deda.

Në një intervistë për Bebja.com Leonida Deda tregon se paraliza faciale ndahet në dy lloje, ajo periferike ose ndryshe paraliza Bell e cila është më e shpeshtë, shkaktohet nga komprimimi i nervit përgjatë rrugës së tij nga shkaqe të ndryshme, infeksione virale ose bakteriale e veshit të mesëm.
Gjithashtu, edhe nga sëmundje si Hipertensioni, diabeti.

Dhe, paraliza faciale qendrore shkaktohet nga tumore, trauma, hemorragjia cerebrovaskulare (ictus).

Sipas fizioterapistes shenjat dalluese; Një pacient me paralizë faciale vihet re një asimetri e fytyrës me tërheqje nga ana e shëndoshe, vështirësi ose pamundësi për të mbyllur syrin nga ana e dëmtuar, gjithashtu shoqërohet me lotim të syrit, prishje të shijes në gjysmën e gjuhës nga ana e sëmure.

Inervista e plotë:

1. Së pari, duam të kuptojmë çfarë është paraliza faciale?

Paraliza faciale është humbje e lëvizjes së muskujve të fytyrës vetëm në njërën anë, dhe shkaktohet nga dëmtimi i fijeve nervore faciale, i cili ky nerv inervon muskujt e fytyrës (muskujt e ballit, kapakëve të syve, faqeve, buzëve).

2. Çfarë e shkakton? Cilat janë shenjat dalluese dhe simptomat?

Paraliza faciale është në dy lloje, ajo periferike ose ndryshe paraliza Bell e cila është më e shpeshtë, shkaktohet nga komprimimi i nervit përgjatë rrugës së tij nga shkaqe të ndryshme, infeksione virale ose bakteriale e veshit të mesëm.

Gjithashtu, edhe nga sëmundje si Hipertensioni, diabeti.

Dhe, paraliza faciale qendrore shkaktohet nga tumore, trauma, hemorragjia cerebrovaskulare (ictus).

Shenjat dalluese; Një pacient me paralizë faciale vihet re një asimetri e fytyrës me tërheqje nga ana e shëndoshe, vështirësi ose pamundësi për të mbyllur syrin nga ana e dëmtuar, gjithashtu shoqërohet me lotim të syrit, prishje të shijes në gjysmën e gjuhës nga ana e sëmure.

Simptomat që shkakton paraliza faciale janë:

Dhimbje koke ose vertigo

Dhimbje në anën e prekur të fytyrës

Paaftësi për të shprehur emocione me anë të mimikave të fytyrës
vështirësi për të ngrenë ose pirë.

3. Paraliza faciale përfshin të gjithë fytyrën apo vetëm njërin krah?

Paraliza faciale në shumicën e rasteve përfshin vetëm njërën anë të fytyrës, por një përqindje shumë e ulet rezulton, që paraliza faciale është edhe bilaterale që prek gjithë fytyrën.

4. Gjatë kësaj gjendje a ndalon truri së dërguari stimuj muskujve të fytyrës duke ndërprerë funksionimin e nervave në këtë zonë?

Lëvizjet e muskujve të fytyrës arrihen me anë të nervit të fytyrës.

Me urdhrat që vijnë nga truri, fytyra jonë merr pamje të ndryshme duke formuar mimika të emocioneve të ndryshme.
Dhe, me këtë rast të dëmtimit të nervit facial, kjo lidhje ndërpritet, edhe lëvizjet e fytyrës e humbasin plotësisht apo pjesërisht dërgimin e stimujve, e kësisoj ndërpritet funksioni i nervave në këtë zonë.

5. Cili është roli I fizioterapisë për këtë vështirësi?

Fizioterapia është shumë e këshillueshme në këto dëmtime, e cila ndihmon në rikuperimin e funksioneve motore edhe sensitive të nervit.
Ndihmon në forcimin e muskujve dhe për të parandaluar dëme të përhershme.

Rikthimi sa më shpejt në gjendje të mëparshme e mimikës edhe fytyrës.

Rehabilitimi konsiston, në teknike manuale, në përdorimi i stimulit elektrik (TENS)

USHTRIME që duhen bërë para pasqyrës, për aktivizimin specifik i muskujve të fytyrës me anë të ushtrimeve të mimikës.

6. Një lexuese na ka shkruar: “Në muajin e shtatë të shtatzënisë, në korrik Isha duke tharë flokët por kisha edhe freskuesen ndezur. Pas disa orësh kisha ënjtje të njërës anë të fytyrës por mendova se ishte problem me veshin. Më vonë ndjeja dhimbje, nuk pija dot uji sepse më derdhej, në pasqyrë vura re një deformim të fytyrës. Çfarë ma ka shkaktuar këtë problem?

Në këtë rast gratë në muajin e shtatzënisë janë me të predispozuara të preken nga paraliza faciale, në të cilat shkakton komprimim në fijet nervore faacile duke dhënë simptoma të dhimbjes të anës së prekur.

Gjithashtu, edhe kontakti i ndryshimit të temperaturës nga temperatura e ngrohtë në kontakt me të ftohtin (si në këtë rast me freskuesen e ndezur).

7. Cilat janë moshat më të prekura nga paraliza faciale?

Është një problem që në kohët e fundit nuk ka përjashtim as për moshën, as për gjininë.

Prandaj, është pothuajse i njëjte risku, edhe për moshat e reja.

Pothuajse, janë të rrezikuara si femrat, ashtu edhe meshkujt.

Në rastin që fëmija është paraqitur në klinikë, edhe nga vizitat që kishte bërë me doktorët neurolog, si rast, shkaku ishte i panjohur, idiopatik iu nënshtrua të ekzaminimeve të tjera dhe kishte të gjitha simptomat e paralizës faciale, edhe me ndihmën e fizioterapisë të kombinuar me anë teknikave manuale, stimulimit elektrik, masazh në fytyrë, përdorimi i çamçakëzëve, edhe program i ushtrimeve specifike.

Rikuperimi i pacientit shumë i shpejtë.

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.