Psikologia Lorela Garuli shpjegon se shenjat e ankthit tek fëmijët janë të ndryshme sipas moshës përkatëse, lidhen me frikëra shumë të mëdha, merak, shqetësime, gjendje strestante.
Sipas Lorela Garulit Frikëra dhe shqetësime që janë irracionale për rreziqe që nuk janë konkrete, fëmija ka mbi mendime se do i ndodhë diçka e keqe atij ose të afërme të tij. Ka frikëra nga e panjohura, ndryshime në oreks, në sjellje, në gjumë, mungesë gjumi, demotivim.
Në një intervistë për Bebja.com psikologia Lorela Garuli apelon se radhë të parë është shumë e rëndësishme që prindi të jetë empatik me fëmijën. Duke shtuar se në rast se ankthi zgjat për disa muaj, dhe fëmija nuk po e kalon vetë, apo situata ndaj të cilës fëmija ka patur ankth nuk është më i ekspozuar konkretisht, nuk lidhet më me realitetin e tij, këshilloj që mund të jetë rasti ku duhet të kërkohet ndihma e psikologut.
Intervista e plotë:
1. Cilat janë shenjat e ankthit tek fëmijët? Si ta kuptojnë prindërit që fëmija i tyre ka këtë vështirësi?
Shenjat e ankthit tek fëmijët janë të ndryshme sipas moshës përkatëse, lidhen me frikëra shumë të mëdha, merak, shqetësime, gjendje strestante. Frikëra dhe shqetësime që janë irracionale për rreziqe që nuk janë konkrete, fëmija ka mbi mendime se do i ndodhë diçka e keqe atij ose të afërme të tij. Ka frikëra nga e panjohura, ndryshime në oreks, në sjellje, në gjumë, mungesë gjumi, demotivim.
2. Cilat janë llojet e ankthit tek fëmijët?
Ka lloje ankthi që janë evolutive, që shoqërojnë periudha të caktuara të rritjes dhe që nuk janë diagnoza. Ka lloje ankthi si i ndarjes, ankthi selektiv, fobia sociale. Ankthi i ndarjes lidhet me një situatë ku fëmija ka frikë të ndahet nda prindi, ka frikë të qëndrojë pa atë, bëhet i ngjitur, nuk arrin të rrijë dot vetëm qoftë për të shkuar nga një dhomë në tjetrën, ka nevojë për të rriturit që të flenë me prindin. Motizmi selektiv, është një situatë ku fëmija nuk flet me të panjohurit, psh. në shkollë, ka situata që janë shumë problem nga ana akademike. Të paktën këto janë raste në moshë shkollore, që vijnë më shumë në klinikë për tu trajtuar. Ankthi social, që fëmija ka një vështirësi të hyjë në marrëdhënie sociale.
3. Si mund ta ndihmojnë prindërit fëmijën të tregojë si ndihet?
Në radhë të parë është shumë e rëndësishme që prindi të jetë empatik. Ndonjëherë situatat me ankthin e fëmijës bëhen shumë të lodhshme sepse fëmijët bëhen shumë kërkues. Fëmija kërkon shumë durim, dashuri, afeksion dhe shumë empati.
4. Kur duhet të kërkojnë ndihmën e psikologut?
Në rast se ankthi zgjat për disa muaj, dhe fëmija nuk po e kalon vetë, apo situata ndaj të cilës fëmija ka patur ankth nuk është më i ekspozuar konkretisht, nuk lidhet më me realitetin e tij, këshilloj që mund të jetë rasti ku duhet të kërkohet ndihma e psikologut. Çrregullimi i ankthit patjetër që është edhe të trashëgueshëm lidhur me modelet familjare, kështu që nëse prindëri vetë është i qetë edhe fëmija do të jetë i qetë. Prindi është pasqyra emocionale e fëmijës.
5. Lorela cili është mesazhi juaj për prindërit që dyshojnë ose që kanë fëmijë që vuajnë nga ankthit?
Prindërit duhet të pyesin, të informohen, të kërkojnë ndihmë sepse kam vënë re nga praktika klinike që shumë herë ne dhe shoqëria nuk i njohim simptomat e ankthit, diçka që është ankth që është situatë stresonte, prindi nga mungesa e informacionit mund të drejtohet tek mjeku pediatër, ka patur raste edhe tek kardiologu. Informimi është shumë i rëndësishëm, të kërkuarit ndihmë dhe empatia shumë e madhe me fëmijën.
* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.