“Endometrioza është një sëmundje inflamatore pelvike kronike që shkaktohet nga lokalizimi extrauterin i indit endometrial, me karakteristika stromale dhe ghiandulare të njëjta me ato të indit endometrial”, kështu shpjegon mjekja obstetër-gjinekologe, Ledja Poliçi.
Mjekja tregon se endometrioza jo gjithmonë është asimptomatike mund të zbulohet rastësisht në intervistë laparoskopike ose laparotomike në paciente sterile prsh. Simptoma kryesore është dhimbja.
Në një intervistë për Bebja.com Ledja Poliçi thotë se Endometrioza është e lidhur edhe me problemet e fertilitetit.
Endometrioza mund të sjellë ndryshime dhe në sistemin tonë imun, të pengojë implantimin e embrionit, të alternojë ovulacionin dhe kualitetin e vezës. Këshilloj këtu konsultë me mjekun specialist të fertilitetit.
Intervista e plotë
1. Dr. Ledja çfarë është Endometrioza?
Endometrioza është një sëmundje inflamatore pelvike kronike që shkaktohet nga lokalizimi extrauterin i indit endometrial, me karakteristika stromale dhe ghiandulare të njëjta me ato të indit endometrial. Frekuenca e sëmundjes është rreth 12% në popullatë të shëndetshme, 30% në pacientë sterile simptomatike (algomenorrhea, dhimbje menstruale) dhe 45% në paciente sterile me dhimbje pelvike kronike. Përafërsisht 30-40% e femrave të prekura nga endometrioza rezultojnë subfertile. Mund të shfaqet në vezore, tuba, Douglas, ligamentet uterine, zorre, vezike urinare, peritoneo etj, duke krijuar kështu një inflamacion masiv.
2. Cilat janë simptomat dhe shenjat?
Në 30-40% të rasteve, endometrioza është asimptomatike dhe zbulohet rastësisht në intervistë laparoskopike ose laparotomike në paciente sterile prsh. Simptoma kryesore është dhimbja, si fillim premenstruale (si në adenomioze), që mund të paraqiten si cikle asimptomatike (dismenorrhea sekondare), më vonë paraqitet me dhimbje dhe i gjatë në kohë, nga veprimi i prostaglandinave, rritja në vëllim i vatrave endometriozike dhe rolit të tyre inflamator. Paraqet dispareuni profonde (dhimbje gjatë aktit sexual), gjithashtu dhimbje pelvike continua (algomenorrhea, çrregullime të ciklit menstrual, iperpolimenorrhea) dhe menometroragji. Shtojmë këtu dhe disa manifestacione të tjera klinike si dischezia, hematuri, tenesmo rektale, dhe më rrallë abdomeni akut.
3. A mund të pengojë bashkimin e qelizës vezë me spermatozoidin? A e dëmton fertilitetin?
Endometrioza është e lidhur me problemet e fertilitetit. Përveç rasteve të implantimit të indit endometrial në organet përreth siç e përmenda më lart, indi gjithashtu mund të krijojë vatra në miometer (shtresa muskulore e uterusit), që quhet Adenomiozë. Endometrioza mund të sjellë ndryshime dhe në sistemin tonë imun, të pengojë implantimin e embrionit, të alternojë ovulacionin dhe kualitetin e vezës. Këshilloj këtu konsulte me mjekun specialist të fertilitetit.
4. Si diagnostikohet endometrioza? A mund të na tregoni rastin e një pacienti?
Diagnostikimi nis me një anamnezë të hollësishme të pacientit, me një vizitë gjinekologjike të shoqëruar me ekografi, rezonance magnetike dhe vlerën e markuesit tumoral Ca125 (gjak). Vijon me laparoskopi/laparotomi dhe konfirmohet me diagnoze histopatologjike.
5. Gratë e diagnostikuara me endomtrioz a janë të rrezikuara nga kanceri i vezores?
Jo domosdoshmërisht endometrioza shkakton kancer ovari por mund të rrisë shanset nëpërmjet prodhimit më të lartë të estrogenit i cili mund të çojë në rritje të qelizave tumorale. Kjo lidhet me nentipet joserioze histologjike, specifikisht endometrioide dhe clear cell carcinoma.
6. Në cilat raste sugjerohet ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e vatrave të endomtriozës, kisteve endomtriotike dhe adherencave të brendshme? A rrezikohet aparati riprodhues në këtë rast?
Sugjerojmë trajtimet kirurgjikale laproskopike për endometrioze të lehtë e të moderuar dhe laparotomi në rastet e endometriozes së rëndë. Lezionet endometriozike mund të hiqen me laparoskopi nëpërmjet koagulacionit bipolar etj. Trajtimi bëhet direkt në vatra e aderenza (adhesiolysis). Në rastet e endometriomave mund të shkolitet kapsula e kistit. Përqindja e përmirësimit të dhimbjes është 75-80%, dhe shkalla e suksesit të shtatzënisë rreth 60%.
-Në interventet laparotomike (rastet e rënda), mund të procedohet me trajtim mjekësor për 3 muaj para ndërhyrjes, ose rastet në të cilat nuk është e nevojshme të ruhet fertiliteti. Trajtimi mund të jete konservativ ose demolitiv. Në rastin e I-re, nëse objektivi është korrigjimi i dhimbjes (heqja e lezioneve të ndryshme, rrezikimi i vatrave endometriozike, rezultatet pozitive janë në 80% të pacientëve; por nëse objektivi është rikuperimi i fertilitetit, vërehet një sukses për shtatzëni në rreth 35%. Në këtë rast nuk këshillohet vazhdimi i trajtimit mjekësor post-operator për të paktën 2 vite , por nëse ka, të kryhet një vështrim i dytë laparoskopik pas të paktën 1 viti (periudhë gjatë së cilës është përqendruar numri më i madh i shtatzënive). Në rast të trajtimit demolitiv, kryhet adnexectomia bilaterale ,me/pa hysterectomy, sipas rastit.
* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.