“Ka 3 kategori gjendjesh qe interesojne lekuren gjate periudhes se shtatzanise
*. Gjendje beninje nga ndryshimet hormonale ku perfshihen strijet e shtazanise, hiperpigmentimet e melasmat, si dhe ndryshimet floke, thonje dhe ndryshimet vaskulare
*. Semundje qe ekzistonin dhe para shtazanise dhe perkqesohen gjate saj.
*. Dermatoza specifike te shtazanise
Strijet ndodhin deri ne 90 % te grave shtatzena dhe pikun e kane trimestrin e trete. Strijet e sapoformuara kane ngjyre te kuqerremte dhe ndodhin kryesisht ne bark, te ndenjura, krahe , kofshe. Formimi i strijave ka predispozicion familjar, pasi jo te gjitha grate shtatzena bejne strija.Jane te predispozuara grate ne moshe shume te re, nenat me bebe te medha ne peshe dhe grate qe kane index te larte peshe trupore”, tregon dermatologia Jorida Memini.
Në një intervistë për Bebja.com, mjekia shpjegon se “shtatzania eshte periudhe ndryshimesh hormonale ajo ka impakt te dejtperdejt ne lekure, here pozitiv e here negativ.
Per shume gra shtatzania sjell lekure plot jete e shkelqim dhe floke te shendetshem nderkohe shume te tjera kane probleme me aknet, njollat e erreta dhe strijet.
Aknet vijne si rrjedhoje e rritjes se prodhimit te yndyres e cila ne lekurat qe kane qene te thata para shtazanise jep efektin glow aq te spikatur e te deshiruar gjate shtatzënisë”.
Intervista e plotë:
1. Cilat janë problemet më të shpeshta me lëkurën që mund të ketë një grua gjatë shtatzënisë? Dhe si trajtohet?
Ka 3 kategori gjendjesh qe interesojne lekuren gjate periudhes se shtatzanise
*. Gjendje beninje nga ndryshimet hormonale ku perfshihen strijet e shtazanise, hiperpigmentimet e melasmat, si dhe ndryshimet floke, thonje dhe ndryshimet vaskulare
*. Semundje qe ekzistonin dhe para shtazanise dhe perkqesohen gjate saj.
*. Dermatoza specifike te shtazanise
Strijet ndodhin deri ne 90 % te grave shtatzena dhe pikun e kane trimestrin e trete. Strijet e sapoformuara kane ngjyre te kuqerremte dhe ndodhin kryesisht ne bark, te ndenjura, krahe , kofshe. Formimi i strijave ka predispozicion familjar, pasi jo te gjitha grate shtatzena bejne strija.Jane te predispozuara grate ne moshe shume te re, nenat me bebe te medha ne peshe dhe grate qe kane index te larte peshe trupore. Historia familjare per strije gjithashtu ndikon ne shfaqien e tyre. Formimi i strijeve eshte multifaktoriale po dy faktoret kryesore jane shkaku fizik ( terheqia e lekures) dhe ai hormonal (estrogjen ,relaxina etj )
Masa duhet te merren para se te formohen strijat, me hidratimin e ushqyerjen e duhur te lekures , megjithese dhe kjo mase nuk eshte e garantuar qe strijat nuk do formohen.
Kur strijat jane formuar eshte shume e veshtire te ikin. Kremrat jane pare pak efektive ne kete stad.
E rendesishme eshte te nderhyet sa me shpejt. Kur strijat jane te erreta ne ngjyre kane shanse me te larta te zbehen sesa kur kalon koha dhe ato zbardhen.
Persa i perket njollave te erreta pothuajse te gjitha grate kalojne probleme hiperpigmentimi gjate shtatzanise. Keto ndryshime jane me te shprehura ne grate me lekure te erret. Zonat me te prekura jane areolat e gjirit, sqetullat, zona intime. Gjithashtu mund te verehet hiperpigmentim i cicatriceve apo nishaneve. Karakteristike eshte vija vertikale e erret, linea nigra, e formuar ne bark. Ne pergjithesi hiperpigmentimet zbehen pas shtatzanise
Melasma e quajtur ndryshe dhe chloasma apo “maska e shtatzanise” eshte ankesa me e shpeshte e grave gjate dhe pas shtatzanise. Melasmat preferojne shume dhe grate qe perdorin kontraceptive orale.
Crregullimet thonje-qime
Ne shtatzani verehet shtim i pilozitetit apo qimeve ,fenomen i quajtur hirsutizem. Hirsutizmi zakonisht zgjidhet pas shtazanise.
Floket nga njera ane ne shtatzani hyjne ne ciklin anagen ndaj duket sikur shtazania u ben mire flokeve dhe nga ana tjeter faza e telogen pas shtazanise con ne renien e theksuar te flokeve qe mund te zgjase nga disa muaj deri ne nje vit.
Thonjte zakonisht rriten shume shpejt gjate shtatzanise. Disa gra mund te konstatojne dhe brishtesi te tyre , brazda tranversale, shkeputje te thoit nga shtrati (onycholysis) etj
Ne crregullimet vaskulare perfshihen zmadhimi apo shtimi i vazave te gjakut. Venat ne forme merimange, skuqia e duarve apo venat varrikoze ne regjionin anal ( hemorroidet ) apo varicet ne kembe si rrjedhoje e peshes qe gruaja merr gjate periudhes se shtatzanise , jane nder ndryshimet vazale me te shpeshta.
Grate shtatzena gjithashtu mund te bejne hipertrofi apo fryrje te gingivave( mishrave te dhembeve)
*Te gjendjet klinike preekzistuese qe para shtatzanise perfshihen dermatite atopike/ eczema, psoriasis, infexione te ndryshme kandidozike apo mykotike etj
*Ne dermatozat specifike te shtazanise perfshihen PUPPP ( pllakat dhe papulat urtikariale gjate shtatzanise ) , prurigo e shtatzanise, kolestaza intrahepatike, pemphigoidi gestational dhe impetigo hepetiforme. Dermatozat specifike te shtatzanise jane ato qe kerkojne vemendjen e mjekut dermatolog.
2. Si ndikon shtatzënia në lëkurë?
Meqenese shtatzania eshte periudhe ndryshimesh hormonale ajo ka impakt te dejtperdejt ne lekure, here pozitiv e here negativ
Per shume gra shtatzania sjell lekure plot jete e shkelqim dhe floke te shendetshem nderkohe shume te tjera kane probleme me aknet, njollat e erreta dhe strijet.
Aknet vijne si rrjedhoje e rritjes se prodhimit te yndyres e cila ne lekurat qe kane qene te thata para shtazanise jep efektin glow aq te spikatur e te deshiruar gjate shtatzanise. Duke qene se shume mjekime te akneve nuk rekomandohen ne shtatzani shfaqia e tyre gjate shtazanise eshte sfide me vete persa i perket trajtimit e menaxhimit.
Nje simptome tjeter ne lekure gjate shtatzanise eshte krruarja e lekures sidomos ne dimer. Kjo eshte nje simptome e shpeshte shpesh e pademshme por nese shoqerohet me pucrra qe shtohen atehere duhet te flisni me mjekun dermatolog.
Hormonet e shtatzanise ndikojne dhe ne permiresimin e cilesise dhe rritjen e flokeve, vetem se ndonjehere verehet rritje te qimeve dhe ne zona te tjera si fytyre e qafe. Shumica e metodave te depilimit te qimeve jane te sigurta gjate shtatzënisë.
3. A është normale që një grua të ketë melasma gjatë shtatzënisë?
Eshte shume normale qe nje grua te krijoje melasma gjate shtatzanise. Nje numer i madh i grave shtatzena krijojne te pakten nje lloj hiperpigmentimi gjate shtatzanise. Tremujori i dyte dhe i trete jane periudha e preferuar e njollave te erreta per tu shfaqur.
4. Çfarë e shkakton melasmëm?
Shkaku i melasmes eshte problem kompleks. Mendohet te jete nje crregullim i plakjes e demtimit te lekures nga rrezet e diellit ne personat e presispozuar gjenetikisht.
Kjo gjendje vjen si rrjedhoje e mbiprodhimit te melanines.
Faktoret qe rendojne melasmen:
– historia familjare
( mbi 60% me histori familjare pozitive per melasma)
– ekspozimi ne diell, rrezet ultraviolet nxisin prodhimin e melanines.
– hormonet, shtatzania dhe perdorimi i estrogjen-progresteron qe permbajne kontacepivet orale, pajisjet intrauterine, implantet dhe terapite me zevendesues hormonal , te gjitha keto jane raportuar ne 1/4 e rasteve.
-Gjithashtu crregullimet e tiroides jane pare te lidhura gjithashtu me melasmen.
-anemia e lidhur me hekurin aq e shpeshte gjate pritjes se embel gjithashtu dhe pamjaftueshmeria e vit B12 jane akuzuar per favorizimin e njollave te erreta.
5. A është “linea nigra” e lidhur me melasma?
Linea nigra, njesoj si hiperpigmentimet e tjera perfshire melasmen ndodh kryesisht gjate tremujorit te dyte si rrjedhoje e disbalances hormonale dhe shtimit te prodhimit te melanines nga melanocitet e nxitura nga keto hormone ( progresteron ,estrogjen )
Mund te shtrihet nga kerthiza deri ne zonen pubike po ka raste qe vazhdon edhe mbi zonen e kerthizes
Linea nigra nuk eshte e demshne dhe iken vet pas shtatzanise
Linea nigra eshte nje lloj hiperpigmentimi, njesoj si melasma,por ndryshe nga shume melasma,iken pas shtatzanise.
6. Si mund të parandaloj që melasma të mos përkeqësohet gjatë shtatzënisë?
Menyra me e mire per te parandaluar dhe per te ulur shanset per te bere melasma vendosja e kremit te diellit me faktor mbrojtes dhe qendrimi ne nen rrezet e diellit sa me pak te jete e mundur.
Ekspozimi pa mbrojtje ndaj rrezeve te diellit spo rezatimeve te natyrave te ndryshme si Uv dhe infrared e perkeqeson melasmen.
Nga ana tjeter perdorimi i duhur i kremrave te diellit me faktor mbrojtes spf parandalon shfaqien apo perhapjen e saj. Ne nje pjese te mire te tasteve melasma iken vet pas shtatzanise por mund dhe te mos largohet apo te rikthehet me rinisjen e kontraceptiveve apo ne shtatzanite e tjera.
7. Një lexuese pyet: A do të kem melasma pas shtatzënisë?
Ne shumicen e rasteve njollat e krijuara gjate shtatzanise ikin pas lindjes po ka raste qe kjo gje nuk ndodh dhe njollat vazhdojme te jene aty me te njejtin intesitet
Melasma eshte frustruese per t’u mjekuar, si nga pacientia e me raste edhe nga mjeku. I pergjigjet me ngadale mjekimit sidomos ne rastet kur ka kohe qe eshte prezente.
Edhe ne ato paciente qe kane marre rezultate te mira nga mjekimi mund te rikthehet serisht ne ekspozimet ne diell apo shtatzanite pasardhese prandaj ne keto paciente, me shume sesa ne pjesen tjeter te popullates ne mjeket dermatologe inkurajojme perdorimin intens te kremrave me faktore te larte mbrojtes.
* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.