Paracetamoli është alternativa e parë për uljen e temperaturës.
Ai ul temperaturën e lartë duke vepruar drejtpërdrejt në qendrën e rregullimit të temperaturës në hipotalamus.
Kjo qëndër e fuqizon proçesin e uljes së temperaturës me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut dhe djersitjes.
Meqë metabolizohet në mëlçi, duhet të përdoret me kujdes në ato persona që vuajnë nga mëlçia.
Doza mesatare tek moshat pediatrike llogaritet 15mg/kg peshë trupore.
Shurupi 125 mg/ 5ml
Fëmijët deri në 6 vjeç: 5 — 10 ml ( 120 -240 mg paracetamol ).
Fëmijët 3 muajsh — 1 vjeç: 2.5 — 5 ml ( 60- 120 mg paracetamol ).
Fëmijët 0-3 muajsh: 2.5ml shurup është i përshtatshëm për foshnjat që bëjnë vaksinën
Muajin e dytë, në rastet e tjera përdoret nën kujdesin mjekësor.
Përsëritet çdo 4 -6 orë me një dhënie maksimale 4 herë në 24 orë.
( Supostet ) : janë forma më e shpejtë dhe e sigurtë për të normalizuar temperaturën e lartë.
Vepron brenda 3-4 minutash.
Doza rektale ( në zorrën e trashë) në të rritur dhe në fëmijët mbi 12 vjeç: 0.5 — 1 g, çdo 6 deri 8 orë pa kaluar në 4 g / ditë.
Nëse ethja vazhdon, kjo dozë përseritet pas 4 ose 6 orësh.
3 —11 muajsh: 80 mg., çdo 4 orë.
1 – 3 vjeç: 100 mg., çdo 6 orë.
3 – 6 vjeç: 125 mg, çdo 4 deri 6 orë.
6-12 vjeç : 250 mg. çdo 4 deri 6 orë.
• Ibuprofeni –
vepron në bazë të mekanizmit anti-inflamator. Nuk jepet tek fëmijët nën tre muajsh.jepet në intervale çdo 8-12 orë.
Ka efekte anësore në stomak, mund të irritojë mukozën e stomakut.
Në fëmijët e vegjël mos e përdorni më shumë se 1-2 ditë.
Dozat – 20mg/kg/peshë në 24 orë, e ndarë në 2 ose tre marrje.
Fëmijët 6 muajsh, me peshë mbi 7 kg: jepet 2,5 ml çdo 8 orë
Fëmijët -1-4 year: 5ml çdo 8 orë.
Fëmijët 4-7 years: 7,5ml çdo 8 orë
Fëmijët 7-12 years: 8- 10 ml çdo 8 orë.
Mos e përdorni ibuprofenin më shumë se 1- 2 ditë tek fëmijët e vegjël./Bebja.com