Humbja e dëgjimit tek foshnjat dhe fëmijët është problem i zakonshëm dhe mund të zhvillohet shurdhësi prelingual (para zhvillimit të gjuhës) dhe shurdhësi postlingual (kur fëmija zhvillon gjuhën).
Sot, humbja e dëgjimit trajtohet me sukses, por është e rëndësishme të dallohen në kohë shenjat e para të humbjes së dëgjimit tek fëmijët. Kur humbja e dëgjimit nuk trajtohet, ajo mund të ndikojë tek zhvillimi i gjuhës dhe zhvillimit në përgjithësi, arsimimi dhe tek cilësia e jetesës së fëmijës.
“Problemet e dëgjimit nuk mund të bëhen të dukshme derisa fëmijët të jenë 12 deri në 18 muaj. Është vendosur ky kufi moshor pasi përkon me fillimin e fjalëve të para. Fëmijët që kanë probleme me dëgjimi, i përgjigjen mjedisit rrethues duke përdorur shqisat e tyre ,sytë dhe të prekurit. Kjo mund t’i fshehë problemet e dëgjimit.
Në ndihmë të prindërve, po paraqes një listë me pyetje për secilën grupmoshë. Nëse ju përgjigjeni “jo” për ndonjë pyetje, pyesni mjekun tuaj të familjes nëse fëmija juaj duhet të kontrollohet për probleme dëgjimi”, shpjegon për Bebja.com logopedia Kjezi Bajraktari.
Intervista e plotë:
- Cilat janë shenjat që identifikojnë problemin me dëgjimin tek fëmijët? Si mund ta kuptojnë prindërit?
- Nga lindja deri në 4 muajsh?
- Mosha 4-8 muaj?
- 8 muaj deri në 12 muaj?
Shenjat e humbjes së dëgjimit tek fëmijët e vegjël nuk janë shumë të lehta për t’u vënë re. Problemet e dëgjimit nuk mund të bëhen të dukshme derisa fëmijët të jenë 12 deri në 18 muaj. Është vendosur ky kufi moshor pasi përkon me fillimin e fjalëve të para. Fëmijët që kanë probleme me dëgjimi, i përgjigjen mjedisit rrethues duke përdorur shqisat e tyre ,sytë dhe të prekurit. Kjo mund t’i fshehë problemet e dëgjimit.
Në ndihmë të prindërve, po paraqes një listë me pyetje për secilën grupmoshë. Nëse ju përgjigjeni “jo” për ndonjë pyetje, pyesni mjekun tuaj të familjes nëse fëmija juaj duhet të kontrollohet për probleme dëgjimi.
- Nga lindja deri në 4 muaj
Po Jo
* A befasohet fëmija juaj me një tingull të papritur, të tillë si një kollë, britmë, lehje qeni ose një duartrokitje?
* A duket se fëmija juaj e njeh zërin e nënës më mirë se zërat e tjerë?
* Kur fëmija juaj qan, a duket sikur ai qetësohet, madje edhe për pak sekonda, kur fillon muzika, kur ka zhurmë të papritur apo kur flisni?
* Kur fle në një dhomë të qetë, a lëvizë ose zgjohet fëmija kur ka zëra apo zhurma aty pranë?
* Në moshën 3 deri në 4 muaj, a e kthen kokën ose lëvizë sytë foshnja drejt një zëri?
- Mosha 4 deri në 8 muaj
Po Jo
* A e kthen fëmija juaj kokën dhe sytë drejt një tingulli kur tingulli vjen nga jashtë vizionit periferik të fëmijës (nga anash)?
* Deri në moshën 6 muajsh, a duket sikur fëmija juaj po flet ose gugatë ndaj njerëzv që flasin apo bëjnë zhurma?
* Deri në moshën 6 muajsh, a ka gugatja e foshnjës tuaj 4 tinguj të ndryshëm?
* Në një mjedis të qetë, a ndryshon shprehja e fëmijës suaj apo a zgjerohen sytë e fëmijës suaj nën tingullin e një zëri apo zhurme të lartë?
* A i shijon fëmija juaj cingërrimën e këmbanave, zhurmat shtrydhëse ose tundëse?
- Mosha 8 deri në 12 muaj
Po Jo
* A kthehet fëmija juaj drejtpërdrejt dhe shpejt drejt një zhurme të butë, thirrjes së emrit të tij apo një “shush” që është jashtë vizionit të tijperiferik?
* A duket sikur fëmija juaj shijon muzikën dhe i përgjigjet duke dëgjuar, kërcyer ose kënduar së bashku?
* A e kupton fëmija juaj komandën “jo”?
* A ndryshon zëri i fëmijës suaj lart e poshtë në intonacion kur ai ose ajo gugatë?
* A bën fëmija juaj tinguj të ndryshëm të bashkuar (të tilla si m, b, p, g) kur ai ose ajo gugatë?
2.Çfarë i shkakton probleme dëgjimi fëmijëve?
Mund tё ndahen nё tё lindura (kongenitale)dhe tё fituara.
*Shkaqe tё lindura
Janë ato që çojnё nё humbje tё dëgjimit qё nё lindje. Mund tё jenё gjenetike ose si pasojё e komplikacioneve që nëna mund të ketë gjatë shtatzënisë dhe lindjes, të tilla si:
- Infeksionet gjatё shtatzënisё, si rubeola dhe sifilizi.
- Lindja nënpeshë.
- Asfiksia nё lindje.
- Pёrdorimi gjatё shtatzënisё i disa medikamenteve tё ndaluara si: aminoglukosidet, citostatikёt, preparatet kundёr malarjes dhe diuretikёt.
- Ikteri i shprehur (verdhёza) nё periudhёn neonatale, e cila mund tё dёmtojё nervin e dёgjimit tek i porsalinduri.
*Shkaqe tё fituara
Si shkaqe të fituara (gjatë jetës) të cilat mund të çojnë në humbje të dëgjimit mund të përmendim:
- Sёmundjet infektive, si: meningiti, fruthi dhe parotiti (shytat).
- Infeksionet kronike tё veshit ( otitis media me efusion).
- Pёrdorimi i disa antibiotikëve dhe barnave antimalarike.
- Dёmtimet traumatike tё kokёs dhe të veshit.
- Zhurmat ekstreme, pёrfshirё zhurmat nё ambientin e punёs nga makineritё apo shpërthimet, zhurmat nё ambientet ku jetojmё dhe frekuentojmë
( bare, klube nate etj.).
- Bllokimi i kanalit tё veshit me dyll apo me trupa tё huaj.
- Te fëmijët, otiti media kronik mbetet shkaku kryesor i humbjes sё dёgjimit.
- Kur është momenti i duhur që prindërit ta çojnë fëmijën tek mjeku?
Në fillim, prindërit duhet të jenë vigjilent ndaj disa shenjave që tregojnë se fëmija ka problem me dëgjimin ,të tilla si:
~Tek foshnjet:
Nuk reagon
Foshnja nuk reagon ndaj tingujve të fortë ose nuk e kthen kokën në drejtim të burimit të tingullit.
Pa përgjigje
Fëmijët duhet të fillojnë tu përgjigjen zërit të prindërve në një farë mënyre (për shembull, gugatje, buzëqeshje).
Nuk përsërit
Foshnja nuk përdor zërin për të tërhequr vëmendjen e prindërve. Gjithashtu, foshnja nuk përgjigjet kur prindi e thërret me emrin e tij/saj.
Nuk belbëzon
Foshnjat kalojnë etapa të ndryshme të zhvillimit të gjuhës. Nëse ata nuk belbëzojnë ose buzëqeshin deri në afërsi të moshës 6 muajshe mund të jetë një shenjë e humbjes së dëgjimit.
Zhvillimi i ngadaltë i të folurës
Gjithashtu, foshnjat mbi 15 muajsh janë një arsye për tu shqetësuar kur nuk përmendin objektet e zakonshme ose nuk shqiptojnë ndonjë fjalë të njohur.
~Tek fëmijët:
Shqiptimi
Fëmija ka vështirësi për tu shprehur qartë dhe është i ngadaltë në fillimin e bisedës.
Ju kërkon që të përsëritni fjalët
Fëmija ju kërkon të përsëris çfarë ju i thatë. Fëmijët më të rritur që kanë probleme me dëgjimin zakonisht i kërkojnë bashkëbiseduesit të tij të përsërisin fjalët e tyre ose shpesh thonë “huh?”.
Shumë të lartë
Fëmija flet me zë shumë të lartë
Nuk reagon
Fëmija nuk reagon kur ju e thërrisni atë
Përgjigjet e gabuara
Fëmija përgjigjet pyetjeve që ju i kërkoni në një mënyrë jo të përshtatshme ose nuk e kupton sensin se çfarë jeni duke i folur.
Konsultohuni me një mjek nëse ju vëreni disa prej shenjave të listuara më lart tek fëmijët tuaj apo nëse keni ndonjë dyshim tjetër në lidhje me dëgjimin e fëmijës tuaj.
- Si diagnostikohen problemet e dëgjimit tek fëmijët?
Fëmijët që kanë lindur me probleme dëgjimi mund të diagnostikohen me një test dëgjimi.
OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) jep udhëzimin se në muajin e parë të jetës, të gjithë të sapolindurit duhet të kontrollohen për dëgjimin e tyre. Kontrolli kryhet tek të gjitha foshnjat menjëherë pas lindjes ose në muajin e parë të jetës, të nevojshme për të identifikuar praninë ose jo të ndonjë defekti.
Nëse fëmija juaj i porsalindur nuk ka pasur një shqyrtim të dëgjimit, bisedoni me mjekun tuaj.
- A mund të pengohen apo evitohen problemet me dëgjim tek fëmijët?
Disa lloje të humbjes së dëgjimit nuk mund të parandalohen ose shmangen.
Shumica e llojeve të humbjes së lindur (kongenitale) të dëgjimit nuk mund të parandalohen. Ka disa përjashtime. Mund të shmanget humbja e lindur (kongenitale) dëgjimit e shkaktuar nga abuzimi me drogë ose alkool nga nëna gjatë shtatzënisë. Më shumë lloje të humbjeve të fituara të dëgjimit janë të parandalueshme. Ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj të shmangë humbjen e dëgjimit:
* Duke parë se infeksionet e veshit trajtohen mjekësisht.
* Duke u siguruar që fëmija juaj gjithmonë mban një helmetë kur vozitë biçikletë dhe skateboard për të parandaluar trauma të kokës.
* Duka mbajtur fëmijën tuaj larg nga zhurmave të mëdha.
* Duke vërejtur shenjat e hershme të një problemi me dëgjim.
6.Disa prindër pyesin në portalin tonë:
- Problemi i dëgjimit të fëmijës tim duket se ndodhi pasi ai/ajo kishte një infeksion të veshit. A do të largohet?
Infeksionet e veshit kategorizohen si shkaktarë të fituar që ndikojnë në humbjen e dëgjimit. Infeksionet e veshëve mund të shkaktojnë probleme të përkohshme të dëgjimit. Këto do të largohen me kohë ose trajtim, në bazë të konsultës me mjekun specialist.
- Fëmija im nuk reagon kur trokas ose them emrin e tij/saj. A mund të ketë probleme dëgjimi?
Nëse është jashtëzakonisht e vështirë për të tërhequr vëmendjen e fëmijës ose fëmija nuk përgjigjet fare kur e thërrisnin ose kur përpiqeni t’i tregoni diçka, kjo është një nga shenjat e para që diçka nuk shkon.
Si logopede, në këtë rast do rekomandoja një kontroll me pediatrin ose mjekun specialist sepse kur fëmija nuk reagon ndaj tingujve të fortë ose kur e thërret, Po është një shenjë e humbjes së dëgjimit.
* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.