Pyetja më e shpeshtë që bëjnë nënat e reja, është se sa qumësht duhet t’i japin foshnjës së tyre gjatë 24 orëshit. Në një intervistë për Bebja.com, mamia Greta Mërtiri shpjegoi se në ditën e parë, ka nevojë vetëm për 5-7 ml qumësht gjiri, deri në ditën e tretë 22-27ml, rreth 45-60 ml në javën e parë.

“Bebit mos ti vendosen orare sa shpesh duhet të ushqehen. Ushqyerja duhet të jetë sipas kërkesës. Nëse 6 javët e para, bebi nuk zgjohet për të pirë brenda 2 orëve atëherë unë sugjeroj të zgjohet e të ushqehet.

Gjatë natës bebet ngrihen vetë për tu ushqyer, nëse nuk e bëjnë këshilla ime është të zgjohen nëse kalojnë 3 orë pa u ushqyer.( flasim për 6 javët e para).”-thotë Greta Mërtiri.

Intervista e plotë:

1.Sa qumësht duhet ti japë nëna foshnjës së saj në ditët e para? Sa herë në ditë duhet ta ushqejë? Po gjatë natës sa herë duhet ta ushqejnë, edhe në rastet kur është duke fjetur?

Frika më e madhe e nënave është se nuk do të kenë mjaftueshëm qumësht gjiri në ditët e para. Ajo që duhet të kuptojnë është se bebi ditët e para ka nevojë për shumë pak qumësht gjiri. Në ditën e parë ka nevojë vetëm për 5-7 ml qumësht gjiri, deri në ditën e tretë 22-27ml, rreth 45-60 ml në javën e parë.

Këshilla ime është që bebit mos ti vendosen orare sa shpesh duhet të ushqehen. Ushqyerja duhet të jetë sipas kërkesës. Nëse 6 javët e para, bebi nuk zgjohet për të pirë brenda 2 orëve atëherë unë sugjeroj të zgjohet e të ushqehet.

Gjatë natës bebet ngrihen vetë për tu ushqyer, nëse nuk e bëjnë këshilla ime është të zgjohen nëse kalojnë 3 orë pa u ushqyer.( flasim për 6 javët e para).

2- Një këshillë për nënat e reja, si ta mësojnë foshnjën e tyre të pi qumësht?

Nënat duhet të praktikojnë shumë kontaktin lëkurë me lëkurë, edhe kur bebi nuk po ushqehet me gji. Ushqyerja me gji kërkon durim. Asnjë nuk është ekspert. Provoni disa herë, derisa bebi të bëj kapjen perfekte. Zgjidhni disa produkte që e lehtësojnë këtë proces.

3. Pozicioni më i mirë për të mbajtur bebin gjatë ushqyerjes me gji?

Nuk ka një pozicion perfekt, varet si përshtatet mami dhe bebi, mjafton që pozicioni të jetë korrekt.

4. Pas ushqyerjes me qumësht, bebi duhet mbajtur pak minuta në krahë apo duhet shtrirë direkt në shtrat? Dhe si duhet shtrirë në shtrat që të mos mbytet?

Pas ushqyerjes është mirë që bebi mos të shtrihet direkt. Duhet ta bëjnë që të gromësi fillimisht, mbahet pak më lart se pozicioni që është ushqyer. Vendoseni gjithmonë pak të kthyer anash kur e vendosni për të fjetur.

5.Si ta kuptojnë që fëmija është i ngopur, nuk do qumësht? Shenjat dalluese?

Fëmija kuptohet që është ngopur kur e lëshon vet gjirin, duart nga të mbyllura hapen, bebi fle mirë ose është energjik,

6. Disa bebe gëlltisin edhe ajër gjatë ushqyerjes me qumësht, a duhet që nëna ta bëjë të gromësi?

Pas çdo ushqyerje është mirë që bebi të gromësi. Madje pas çdo ndërrimi të gjirit duhet bërë.

7. A ka ushtrime që mund të nxisin refleksin e thithjes tek bebi?

Ka disa ushtrime qe nxisin refleksin e thithjes tek bebat.

8. A ka ushqime që mund të rrisin sasinë e qumështit tek nënat?

Nenat te gjitha duhet te ushqehen mire. Nuk janë ushqimet specifike qe rrisin sasinë e qumështit të gjirit, por fakti sa…
Ka disa ushtrime qe nxisin refleksin e thithjes tek bebat.

9. Deri në çfarë moshe duhet të zgjasë ushqyerja me gji?

Ushqyerja me gji mund të zgjasë për aq kohë sa nëna dhe bebi dëshirojnë. Unë jam fanatike që 6 muajt e parë të jene patjetër me gji (kur është mundësia), më pas është zgjedhja e nënës. Qumështi gjirit nuk bëhet uji asnjëherë dhe nuk i humbet vlerat, vetëm përshtatet me moshën dhe nevojat e bebit.

Bebja.com

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.