E qeshura e nënës gjatë shtatzënisë është gjëja më e mirë për fetusin. Kjo sepse, e qeshura e shpeshtë e nënës ndihmon për një sistem imunitar më të fortë, çliron endorfinë, dhe madje mund të ndikojë edhe në përmirësimin e zhvillimit të trurit të foshnjës.
Po kështu, studimet tregojnë se, foshnjat që janë të ekspozuar ndaj të qeshurit në barkun e nënës ka më shumë gjasa të jenë të qetë pasi të kenë lindur.
Ndërkohë që ndjen zërin dhe të qeshurën tuaj mendohet që foshnja ndihet më i sigurt dhe i lumtur dhe kjo gjë e qetëson atë.
Po kështu lëvizja e trupit ndërkohë që nëna qesh stimulon foshnjën të lëvizë gjithashtu, duke e mbajtur atë aktiv.
Prandaj, ju nëna që jeni në pritje të ëmbël, mundohuni të gjeni arsye për të qeshur sepse ju bën mirë si ju ashtu edhe bebit tuaj.