Operacioni ne vetvete eshte nje procedure e veshtire per trupin dhe sado mire te kete shkuar, trupi serish ka nevoje per kujdes pas tij. Disa keshilla per cdo nene pas lindjes me operacion.
Edhe nëse lindja juaj me operacion ka qenë e lehtë dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë, duhet të dini se thellë në vetvete trupi juaj ka kaluar një traumë, që është karakteristike për çdo operacion dhe e gjithe kjo do te reflektohet në sistemin tuaj nervor.
Duke qenë se fokusi është i gjithi tek i porsalinduri, ne nuk na mësojnë dhe udhëzojnë për procesin e shërimit pas operacionit dhe ky proces mund të jetë një shok i vërtetë pasi dalim nga spitali.
Më poshtë keni disa teknika që mund t’ju ndihmojnë për të rimarrë veten pas një operacioni cezarian:
1. Frymëmarrja e thellë e ngadaltë ndihmon nervin parasimpatik të nxjerrë gjithë ankthin që mban. Edhe nëse nuk ndjeni ankth gjatë gjithë kohës, trupi juaj sërish është duke luftuar. Merrni frymë thellë, kjo do të ndihmojë edhe diafrafmën të rigjejë vendin që dikur zihej nga bebi.
2. Kolla e butë ose teshtima do të nxisin qarkullimin e gjakut dhe mund të ndjeni t’ju dalë gjak tek zona rreth plagës së operacionit. Përpiquni ta mbani me nje copë të butë sa herë teshtini ose kolliteni.
3. Masazhi do të ndihmojë qarkullimin e gjakut, prandaj butësisht kaloni dorën rreth plagës që në ditët e para pas lindjes.
4. Kur të mundeni, masazhoni edhe vetë plagën me vajra të ndryshëm hidratues dhe përmbajtje të lartë të vitaminës E. Kjo do të parandalojë krijimin e koreve të forta.
5. Mbi të gjitha, mos e harroni: ju jeni e mrekullueshme.