Nena
Nderkohe qe niveli i hormoneve vazhdon te rritet, ka mundesi te rritet dhe sasia e te vjellave. Zakonisht quhen “te vjellat e mengjesit” por mund te ndodhin edhe ne cdo moment tjeter te dites. Gjoksi vazhdon te behet akoma me i ndjeshem dhe areola(pjesa e erret) theksohet edhe me shume. Duhet te evitoni kontaktin me fecet e maceve, duke ruajtur veten tuaj nga rreziku i kontaminimit te virusit qe shkakton Toksoplazmozen, virus i cili do te jete shume i rezikshem per bebin tuaj. Megjithate jote gjitha macet shtepiake mund te jene mbartese te virusit.
Lani mire frutat dhe perimet dhe evitoni ngrenien e mishit te papjekur mire.
Bebi
Gjate kesaj jave formohet laringu dhe pjesa e brendshme e veshit. Placenta fillon te formohet si nje organ i mirefillte. Zemra rreh normalisht dhe qarkullimi i gjakut funksionon mjaft mire. Fillon te zhvillohet melcia, pankreasi, mushkerite dhe stomaku, por qe nuk mund te dallohen me anen e ekografise. Edhe kete jave keshillohet ekoja vaginale, per te pare me qarte zhvillimin e bebit.
Binjaket
Nese brenda teje po zhvillohen dy bebe te vogla, te vjellat do te jene edhe me te medha.
Babai
Nuk eshte e lehte per ju te shikoni nenen e femijes tuaj te vuaje dhe te ndihet keq gjithe kohen. Shpesh do te ofroheni ta ndihmoni, por ndonjehere nuk gjen dot menyren.
Ajo c’ka duhet te beni eshte ti coni nje peshqir te paster, ti coni dicka ne krevat ne menyre qe ajo te pushoje sa me shume si dhe gjithashtu mundohuni ta mbani sa me larg aromave te cilat mund ti provokojne te vjellat.
Mund ta keshilloni te ushqehet ne menyre korrekte dhe ta kujtoni se duhet te pije shume uje.
Nese deri tani nuk keni hyre ndonjehere ne kuzhine pervecse per te ngrene, eshte momenti i duhur per te nderruar rolet! Gatuani dicka duke e mbajtur gruan tuaj larg aromave “acaruese” per te. Nese thjesht do te rrije nje moment vetem,mos u shqetesoni nuk e ka me ju!