Zmadhimi i zemrës tek fëmijët mund të jetë një gjendje për t’u alarmuar dhe është shumë më mirë nëse trajtohet sa më herët që është e mundur.
Kjo gjendje e njohur si “kardiomiegali” është në fakt një shenjë e një sëmundje të fshehur dhe jo një sëmundje në vetvete. Zmadhimi i zemrës tek foshnjat mund të jetë i përhershëm ose i përkohshëm, varet nga shkaku dhe natyra e situatës. Mënyra e duhur për t’u përballur me këtë situatë është ta zbuloni atë sa më herët që të jetë e mundur, duke kuptuar natyrën dhe ashpërsinë e gjendjes dhe duke bërë që fëmija juaj të trajtohet nga një specialist.
Cilat janë shkaqet e zmadhimit të zemrës tek foshnjat?
1.Hiperaktiviteti i bebes. Kur bebi bën shumë lëvizje dhe trupi është tepër aktiv, kjo bën që zemra të punojë më shpejt me kalimin e kohës, pasi trupi kërkon më shumë furnizim me oksigjen dhe gjak. Në disa raste, nëse fëmija juaj është jashtëzakonisht aktiv, atëherë kjo mund të çojë në raste të lehta të një zmadhimi zemre. Zakonisht ky shkaktar vihet re vetëm tek fëmijët më të rritur, por nuk përjashtohen edhe foshnjat.
2.Dëmtimi i lindur në zemër. Në disa raste, foshnja lind vetë me një defekt në zemër. Ka difekte të ndryshme të lindura të zemrës. Duke pasur një defekt të lindur të zemrës, nga ana tjetër, mund të jetë shkaku themelor i zmadhimit të zemrës.
3.Vrimë në zemër.Kjo është një gjendje që shkaktohet për shkak të një anomalie mes barkusheve dhe dhomëzave më të vogla të zemrës. Në disa raste një vrimë në zemër mund të jetë shkaktari I zmadhimit të saj.
4.Problemet në valvul.Në disa raste, valvulat në zemër nuk hapen ose mbyllen normalisht. Ose ndonjëherë, ka një rrjedhje në valvulat e zemrës. Të dyja këto kushte mund të shkaktojnë stres në zemër, gjë që mund të shkaktojë zmadhimin e saj.
5.Problemet në muskujt e zemrës. Ashtu si valvulat, nëse ka një anomali në muskujt e zemrës, mund të shkaktojë zmadhim zemre.
6.Medikamentet. Nëse nëna, gjatë shtatzënisë, konsumon ilaçe të forta ose drogë, atëherë kjo mund të ketë ndikuar edhe tek foshnja, duke shkaktuar kështu zmadhimin e zemrës.
7.Rrjedhje rreth zemrës. Perikardiumi është një membranë që mbyll zemrën. Ndonjëherë, qafa në këtë membranë mund të ketë rrjedhje të tepërt, e cila mund të çojë në zmadhim zemre.
Simptomat e zmadhimit të zemrës
Shenjat e zmadhimit të zemrës tek një foshnjë mund të përfshijnë gulçim, ritëm jonormal të zemrës ose një zhurmë të pazakonshme të zemrës dhe ënjtje. Në disa raste, lëkura e fëmijës mund të ketë një ngjyrë si në blu. Simptoma të tjera përfshijnë dhimbjen e gjoksit, zbehjen dhe parehati në pjesën e sipërme të trupit, nofullës dhe qafës. Nëse fëmija juaj duket se s’ka rehati ose ka dhimbje, sigurohuni që ta kontrolloni tek një mjek.